Federata Shqiptare e Shahut i dha fund serisë së tre garave kombëtare, mes tyre kampionati ekipor, blici dhe rapidi. Në kampionatin ekipor morën pjesë 10 skuadra nga e gjithë Shqipëria dhe, në fund, fitues doli Butrinti me 18 pikë në përfundim të 10 raundeve, duke mos e diskutuar titullin kampion. Në vendin e dytë, me 15 pikë, u rendit Naftë- tari, ndërsa i treti doli ekipi i Akademia A, me 11 pikë, po aq sa edhe Roskoveci, në vendin e katërt.
Ekipet e tjera pjesëmarrëse ishin Valbona, Partizani, Teuta, Elbasani, Akademia B dhe Apolonia. Ndërkohë në kampionatin e Blicit titulli kampion u fitua nga shahisti Llambi Pasku, kurse në Rapid vendin e parë e zuri shahisti Timoleo Miço. Sipas sekretares së Përgjithshme të Federatës, Majlinda Pilinçi, Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin botëror për të rinj në Selanik. Pjesë e delegacionit do të jenë Timoleo Miço, Klean Shuqja, Tedi Shpati, Adrian Gurra dhe Zino Veleshnja. Shahistët do të shoqërohen nga trajneri Shkëlqim Çela