Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Shahut, gjatë punimeve së të cilës si president është zgjedhur Eduard Shalsi. President i ri u zgjodh me 16 vota. ndërsa vetëm një votë doli e pavlefshme.
Pas marrjes së votëbesimit nga asambleja e FSHSH, në fjalën e tij Shalsi theksoi se është shumë i apasionuar me këtë sport dhe se në mandatin e tij do të punojë dhe përkushtohet për të përmirësuar këtë sport dhe të rikthejë vëmendjen e të rinjve nga shahu.
Asambleja zgjodhi edhe anëtarët e Kryesisë së shahut. Adriana Pustina, Erald Dervishi, Rozana Gjergji, Shpëtim Nazarko, Florian Vila dhe Kujtim Sejdini do të formojnë kryesisë e re.