Intervistë me kampionin e shahut në Shqipëri: Mjeshtër ndërkombëtar, Llambi Pasku

Ai është kampioni aktual i shahut në Shqipëri dhe kurrë nuk i ka shteruar pasioni për këtë lloj sporti. Nuk di të ndalet edhe pse tashmë është një profesionist i kalibrit ndërkombëtar duke fituar disa nga kompeticionet jashtë vendit, si kampionate kombëtare, ndërkombëtare dhe olimpiada. Sot ai punon me brezin më të ri duke u mësuar artin e të luajturit shah mat!

Kjo është një intervistë e realizuar me kampionin Llambi Pasku:

  1. Cili është motivi juaj që ju ka shtyrë deri më sot të vazhdoni shahun?

Motivi kryesor mund të them me bindje është një pasion i madh i imi ndaj shahut, pasion i cili vetëm është rritur.

  1. Cilat kanë qënë fillimet tuaja? Si ju ka lindur dëshira për të “nisur” këtë sport?

Shahun e kam mësuar që prej moshës 6-vjeçare nga babai im. Në fillim ai ia mësoi motrës dhe këtu lindi dhe dëshira ime të luaja duke parë lojrat e tyre.

  1. A ju është dashur shumë kohë të përgatiteni për kampionatin tuaj të parë?

Kampionati i parë e kam zhvilluar në moshën 9-vjeçare duke provuar edhe  emocionet e para. Domethënë ishin 3 vite lojë por që në këtë kampionat doli në pah dhe talenti im.

  1. Si e shihni nivelin e shahut në Shqipëri?

Rëndësia e shahut ka ardhur duke u rritur gjatë kohës dhe për këtë ndihem shumë mirë.

  1. A mendoni se të rinjtë kanë dëshirë për të vazhduar këtë lloj sporti?

Une shoh nje interes te kenaqshem te femijeve ndaj shahut, kjo e kultivuar dhe nga tradita për sportin e shahut nga gjysherit dhe prinderit. Grupmoshat me qasjen me te madhe ndaj shahut jane 6-15 vjec.

  1. Çfarë e dallon një shahist të madh nga një shahist të zakonshëm, përveç lëvizjeve?

Pasioni për shahun të bën një lojtar të zakonshëm por jo një lojtar të madh. Të jesh një shahist i madh duhet të bëhesh patjeter profesionist. Të duhet talent dhe një punë e madhe për arritjë të suksesshme.

  1. Përveç shahut , a keni ndonjë hobi tjetër ?

Hobi tjetër është futbolli dhe fitness, të cilat i kam pjesë të rutinës ditore.

  1. Çfarë pune po bëni ju me te rinjtë, pikërisht për t’i drejtuar drejt këtij sporti?

Tashmë shahu për mua është profesion. Prej 3 vitesh jam trajner i ekipit Tiranës. Përkushtimi ndaj të rinjvë është maksimal duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në shkolla, kopshte, apo mësimdhënie në formë private. Dua shumë që me punën time ti kem fëmijët afër shahut.

  1. Çfarë do te veçonit si sfidë në këte lloj sporti?

Vështirësia është se puna për të arritur shumë dhe për të qenë profesionit është individuale. Shahu nuk ka as mbështetjen as vëmendjen e duhur, për vetë rëndësinë që ai ka.

  1. A keni mbështetje nga Federata Shqiptare?

Federata, po, ka qene mbështetje. Ka siguruar një urë lidhjeje mes shkollave ku sot unë jap mësim në mënyrë profesionale. Mbështeje të madhe kam nga bashkia e Tiranës me në krye shefin e klubit, Spiro Koleka dhe nga sponsori uji Glina.

  1. Cilat janë kompeticionet që keni marrë pjesë brenda dhe jashtë vendit?

Janë shumë kampionate kombëtare, ndërkombëtare dhe olimpiada. Kompeticionet më emocionuese janë ato botërore ku mund të luash me lojtarët më të mirë në botë.

  1. Cili është mesazhi juaj për të rinjtë sot?

Shahu të miqëson me njerëzit, të bën më të durushëm, të rrit përqëndrimin dhe më e rëndësishmja të ndihmon te vleresosh kohen. Duajini te mirat e shahut dhe i keshilloj te rinjte te shkarkojnë programet e shahut në telefonat e tyre.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts