ℹ️Ky aktivitet u zhvillua sot ndërmjet shahistëve të vegjël, si 🤝bashkëpunim i Bashkisë Lezhë, FSHSH Klubi Shahut Lezhë dhe Zyrës Arsimore Lezhë. Kampionati zgjati rreth ⏱3 orë pranë ambjenteve të QKF dhe në mbështetje të nxënësve ishin të pranishëm prindërit, përfaqësues nga Bashkia Lezhe Zvap Lezhe Federata Shqiptare E Shahut “fshsh”
Klubi i Shahut Lezhe.
Në përfundim të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit u nderuan me 📜çertifikatë pjesëmarrje ndërsa për kategorinë e 👧vajzave çmimet u fituanː
🥇vendi I˗rë Adea Gjonmarkaj Shkolla Atë Shtjefën Gjeçovi – Lezhë
🥈Vendi II˗të Lumturie Hasmuja Shkolla Gjovalin Gjadri
🥉Vendi III˗të Megi Bushi, Shkolla Nënë Tereza Lezhë
Për kategorinë e 🧒djemve çmimet u fituanː
🥇vendi I˗rë Kostandinos Lala, Shkolla Kosova
🥈Vendi II˗të Antonio Marku Shkolla Besëlidhja Lezhë
🥉Vendi III˗të Mario Filipi, Shkolla Nënë Tereza
Sa më shumë te merren me sport aq më larg problemeve qëndrojnë të rinjtë.