Shqipëria Fiton edicionin e parë të “Kupes Ekipore Online të Shahut Frankofon”
Duke synuar pjesmarrjen në zhvillimin e shahut në internet dhe bashkimin e shahistëve në kushtet aktuale, AIDEF- Shoqata e Shahut Frankofon – organizoi këtë fundjavë në 15 dhe 16 Maj 2021 edicionin e parë të Kupes Ekipore Online të Shahut Frankofon, organizuar me pjesmarrjen e ekipeve të përzgjedhura nga federatat përkatëse, anëtare të AIDEF. Sipas rregullores,në përbërjen e ekipeve me 4 lojtarë, lejohej një lojtar me ELO -2000 , tre me ELO -1800 dhe minimalisht një lojtare femër.
FSHSH mori pjesë me 4 lojtarë të rinj të talentuar, si më poshtë,
- WCM Klean Shuqja,
- Aleksander Xhembulla,
- Ergit Ramaj,
- Petro Boci.
Njëmbëdhjetë raunde në 15 minuta + 5 sekonda për lëvizje u luajtën përmes platformës së lojrave Tornelo nën mbikëqyrjen e arbitrit ndërkombëtar Laurent FREYD (Francë), Krye -Arbitër I FIDE, ndihmuar nga arbitrat Zoheir SLAMI (Marok), Pierre DENOMMEE (Kanada), Mario KPAN (Bregu i Fildishtë) dhe Timothé SCAILLET (Belgjikë).
Tridhjetë ekipe nga 4 kontinente morën pjesë në turne, i cili në vetvete është një sukses i madh!
Në përfundim të Turneut ekipi shqiptar u shpall fitues I vendit të parë, me 18 pikië, I ndjekur nga Moldova me 17 pikë dhe Kanadaja me 16 pikë.
Roli I kapitenit iu besua nga FSHSH te riut Alket Caushit, Ish- Kampion I te rinjve, I regjistruar gjithashtu si lojtar rezerve.Ai asistoi ekipin ne komunikimet ne grup, si dhe ndoqi mbledhjet on line te organizatoreve. Alketi u shpreh se per te ishte nje eksperience e jashtezakonshme qe I shton pergjegjesine e angazhimit ndaj komunitetit te shahut.
Sipas procedurës së zakonshme, palët tani do të analizohen dhe dorëzohen për verifikim në softuerin e FIDE për pajtueshmërisë me rregullat e lojës së drejtë.
Secili ngalojtarët do të marrë një medalje dhe një kopje të albumit
“Chess in Art” https://chessinart.com, ndërsa federata shqiptare një trofe përkujtimor.
Ky turne tani do të paraqitet në kalendarin vjetor të garave të organizuara nga AIDEF.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, medaljet dhe trofetë do të jenë prezantuese gjatë darkës përmbyllëse të edicionit të 8-të të “Rencontres Internationales des Echecs Francophones” në fund të vitit 2021.
Në datat 29 dhe 30 Maj, do të zhvillohet Kampionati Online i Shahut Frankofon ” për ekipet kombëtare përfaqësuese, pa kufizim ELO.