Nëpërmjet kësaj ftese zyrtare, Federata Shqiptare e Shahut- FSHSH, fton Federatën e Shahut të
Kosovës, Federatën e Shahut të Maqedonisë së Veriut dhe Klubet e tyre anëtare, si dhe Klubet e
Shahut anëtarë të FSHSH, për pjesmarrjen në
“FESTIVALIN MBARËKOMBËTAR TË SHAHUT – SARANDA 2021”.
Festivali do të mbahet në Qytetin e Sarandës, nga data 2 deri më 10 Tetor, I organizuar nga
Federata Shqiptare e Shahut & Klubi Shumësportesh “Butrinti”, nën përkujdesjen e vecantë të
Bashkisë Sarandë.
PROCEDURA E REGJISTRIMIT:
1. Të gjithë klubet pjesmarrëse duhet të dërgojnë konfirmimin e pjesmarrjes së ekipeve të
tyre brenda datës 20 Shtator, në adresat e e-mailit:
pilincimajlinda@gmail.com dhe kujtim_sejdini@yahoo.com
2. Konfirmimi I përberjes përfundimtare të ekipeve do të dërgohet deri në datën 25
Shtator, në adresën e e-mailit:
marincollaku@gmail.com
Ftesa dhe Programi : Shiko/Shkarko