Mblidhet Asambleja e Përgjithshme Vjetore e FSHSH

Asambleja e Pergjithshme Vjetore e FSHSH u mbajt ne daten 29 Janar, prane Hotel “Mak Albania ” Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqesuesve te 16 Klubeve dhe Shoqatave anetare, anetareve te Komitetit Drejtues dhe te ftuarve.
Presidenti i FSHSH z. Erald Dervishi, ne fjalen e tij beri nje pershkrim te angazhimit te FSHSH gjate vitit 2021, ne realizimin e aktiviteteve te kalendarit vjetor, pjesmarrjen ne aktivitetet nderkombetare, si dhe pjesmarrjen aktive ne te gjitha aktivitetet nderkombetare On Line dhe Hybrid, te cilat kane qene te shumta ne kushtet e situates se Covid. Ai gjithashtu parashtroi objektivat per vitin ne vijim, te lidhura me organizimin e aktiviteteve kombetare, rritjen e cilesise se organizimit te tyre dhe cilesise sportive, angazhimin ne pjesmarrjen dhe cilesine e shahisteve te rinj, angazhimin e klubeve per organizimin jo vetem te aktiviteteve lokale , por dhe turneve nderkombetare, promovimin e shahut ne shkolla etj..
Asamblene e pershendeti z. Eduard Shalsi- President Nderi, duke theksuar nevojen e promovimit te metejshem te lojes dhe sportit te shahut, duke filluar nga femijet dhe shkollat.
Asambleja miratoi raportin e aktiviteteve vjetore 2021 dhe ate financiar, si dhe Draft Kalendarin e projekt buxhetin per aktivitetet e vitit ne vijim. U Miratua anetaresimi i dy shoqatave , “Klubi I Kampioneve” me kryetare znj. Rozana Gjergji dhe “Lulebora”Shkoder, me kryetar z. Klovi Jubani.
Pjesmarresit ne Asamble diskutuan mbi ecurine e punes dhe angazhimin e tyre.
Asambleja u zhvillua ne prani te Noterit te Shtetit, znj Alma Poshi .

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts