Ashtu siç u bë me dije në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Shahut (FSHSH) për vitin 2022, presidenti dhe përfaqësuesit do të ndërmarrin plan takimesh me klubet sportive anëtare të Federatës. Kjo veçanërisht, në rastin e organizimeve të aktiviteteve të tyre.
Në kuadër të kësaj, presidenti, z. Erald Dervishi dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës, znj. Majlinda Pilinci, ndoqën nga afër Festivalin e Shahut “Çesk Jubani” në Shkodër.
Me pjesëmarrjen e 25 shahistëve, ndeshjet e Kampionatit të Shkodrës, u zhvilluan në qendrën “Lulebora”, në datat 13-15 shkurt.
Siç tregon organizatori Bernard Leka, i cili ishte edhe në rolin e kryegjyqtarit, gjithçka shkoi shumë mirë dhe pjesëmarrësit dhanë maksimumin.
Po ashtu, pjesë e eventit sportiv, ishte edhe anëtari i Komitetit Drejtues / kryetari i kolegjiumit të gjyqtarëve, z.Kristaq Andoni.
Fitues i kësaj gare ishte Erjon Harusha.
Gjithashtu, u nderuan me diploma fituesit sipas kategorive përkatëse:
– Për veteranët: Muhamet Gradeci
– Për femra: Kismete Sykaj
– Fitues i kategorisë deri në 18 vjeç: Nesar Aruci
Të gjitha rezultatet e garës, mund t’i gjeni në chess-results.












