FESTIVALI I SHAHUT “Lezha 2022” – 23-30 TETOR 2022

Federata Shqiptare e Shahut- FSHSH, fton Klubet e Shahut anëtare të FSHSH dhe sportistëve të tyre, për pjesmarrjen në:
“Kampionatin Kombëtar Ekipor 2022” dhe “Kampionatet Mbarëkombëtare Rapid dhe Blitz 2022” Gjithashtu, nëpërmjet kësaj ftese zyrtare, Federata Shqiptare e Shahut- FSHSH, fton Federatat e Shahut të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për pjesmarrjen në:
“Kampionatet Mbarëkombëtare Rapid dhe Blitz”

AKTIVITETET
Gjatë ditëve të Festivalit të Shahut- “Lezha 2022, do të zhvillohen aktivitetet e mëposhtme:

  1. KAMPIONATET KOMBËTARE DHE MBARËKOMBËTARE:
     Kampionati Kombëtar Ekipor 23-28 Tetor – “Kategoria I”
     Kampionati Mbarëkombëtar Individual Rapid – 29 Tetor
     Kampionati Mbarëkombëtar Individual Blitz – 30 Tetor
  2. AKTIVITETE TË TJERA PROMOVUESE
     Simultane e IM Fatos MUÇO – e Diele, datë 30 Tetor 2022
  3. SEMINARE
     Seminar trajnues me mësuesit e shkollave të Lezhës, për programin e Shahut në Shkolla
     Seminar trajnues për Arbitra dhe dhënia e liçencës NA (National Arbiter)
    VENDI I ZHVILLIMIT TË GARAVE
    Kampionatet do të zhvillohet pranë ambienteve të Rafaelo Resort (Shëngjin) – Lezhë.

    PJESËMARRJA
    Tetë Ekipet e “Kategorisë I-rë” të Federatës Shqiptare të Shahut (pjesmarrësit e Kampionatit 2021 Ekipor të Shqipërisë), janë të ftuar të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar Ekipor 2022.
    Lojtarët e regjistruar pranë Federatave përkatëse të Shqipërisë, Kosovës dhe (Klubeve Shqiptare) të Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi, janë të ftuar të marrin pjesë në Kampionatet Mbarëkombëtare.

Për më shumë shfletoni permbajtjen e aktivitetit ketu

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts