Më 1 tetor 2022, gjatë takimit vjetor të Bordit Ballkanik në Mal të Zi, u nënshkrua zyrtarisht një marrëveshje e re partneriteti midis ChessKid dhe Federatës Ballkanike të Shahut. Në takim morën pjesë menaxherja e partneritetit dhe bashkëpunimit të ChessKid, Anastasia Sorokina dhe menaxherja e eventeve te ChessKid, Nadezhda Kravchuk.
Federata Ballkanike e Shahut dhe ChessKid synojnë të krijojnë një partneritet me përfitim reciprok duke përdorur platformën më të sigurt të shahut në internet për të tërhequr me shume shahistë, trajnerë dhe arbitra nga anëtarët e Federatës Ballkanike të Shahut për të zhvilluar më tej rritjen e shahut dhe për të promovuar zhvillimin e shahut për fëmijët .
Sipas kushteve të marrëveshjes, të gjithë anëtarët e Federatës Ballkanike të Shahut (përfshirë Shqipërinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Kosovën, Moldavinë dhe Turqinë) do të marrin akses të hapur vjetor për të gjithë fëmijët nën 12 vjeç të regjistruar në secilën prej federatave anëtare, duke filluar nga janari 2023.
Është një mënyrë e shkëlqyer që fëmijët të përmirësojnë aftësitë e tyre në shah, pasi një abonim ari do t’u sigurojë atyre:
-Qasje e plotë, e pakufizuar në të gjithë faqen ChessKid.com me emrat e përdoruesve dhe ID-të personale
– Të gjitha veprimtarite edukative të ChessKid, me mësime interaktive dhe të pershtatura për të gjitha nivelet
-Shah live, shah i ngadaltë, të 10 nivelet e shahut kompjuterik, enigma/ puzzles , duele me puzzles , stërvitje kompjuterike dhe më shumë se 800 video edukative (të shtuara rregullisht me përmbajtje të reja )
Historiku i plote i funksionimit të lojrave, i cili ruan të gjitha lojërat e luajtura në sit
Në nëntor 2022, ChessKid do të organizojë një takim Zoom për përfaqësuesit e të gjithë anëtarëve të Federatës Ballkanike të Shahut për të ofruar mbështetje teknike dhe edukative. Në janar të vitit 2023, partneriteti do të hyjë në fuqi të plotë me zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes.