Festivali i Shahut Çesk Jubani Open 2023

Festivali i Shahut Çesk Jubani Open 2023, Tournament ne “Rapid” dhe “Blitz u zhvillua përgjatë 3 ditëve 17-19 Shkurt 2023 në qytetin e kulturës, Shkodrën .

Ky është viti i katërt që organizohet në bashkëpunim mes Federatës së Shahut, Bashkisë Shkodër me Qëndrën Luleborë. Festivali u organizua me sistemin zviceran.

Presidenti i federates shqiptare te shahut, Erald Dervishi shprehet se ky Festival zhvillohet në mënyrë simbolike në Shkodër, por në vitet në vijim Federata e Shahut do të kontribuojë që ky event të marrë zhvillim akoma dhe më të madh. Gjithashtu theksoi se të rinjtë kanë pasionin e duhur për shahun dhe duhen zhvilluar sa më shumë aktivitete tilla.Festivali i shahut “Çesk Jubani” do të vijojë edhe në vitet e ardhshme për ta kthyer në një traditë të bukur me pjesëmarrjen e shahistëve më të mirë të qytetit të Shkodrës dhe trajnerëve por edhe veteranëve të shahut.

Rezulatatet finale mund ti shikoni këtu

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts