71 djem dhe 54 vajza, të lindur 2009 e më të rinj, nga 74 vende dhe 4 kontinente (Azia,
Afrika, Amerika, Evropa) kanë marrë pjesë në kualifikimin online për Ches Junior WR.
Nga e marta, 21 shkurt, pesë fituesit meshkuj dhe pesë femra
u takuan në Düsseldorf.
Nën mbikëqyrjen e drejtoreshës së eventit Anastasia Sorokina, të dymbëdhjetë
pjesëmarrës u përballen me një javë intensive shahu: disa orë stërvitje çdo ditë me ish-finalistin
e kampionatit botëror Boris Gelfand dhe lojtaren më të mirë gjermane
Elisabeth Pähtz, si dhe konkurim: gjashtë vajzat dhe gjashtë djemtë luajtën një
turne sistem rrethi. Për të mbyllur javën e shahut, një turne blitz është gjithashtu në
rendin e ditës për të dymbëdhjetët më 26 shkurt.
Kler Caku (ALB) – 1656/ 1691/ 2010 u shpreh në intervistën e saj:
“Në moshën 7-vjeçare shikoja gjyshin tim duke luajtur shah dhe më dukej interesante.
Aimë mësoi se si të lëvizja pjesët.
Fillova më seriozisht në moshën 8 vjeçare (2018).
Kampionati im i parë ishte në Shqipëri.
Shahu për mua nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e disa pjesëve në tabelë, por ka të bëjë me kreativitetin dhe magjinë që ju jepni për t’i lëvizur ato.
Tani më pëlqen vërtet të luaj shah dhe nuk pendohem kurrë që fi llovatë luaj shah.
Kam 11 trofe deri tani në shah dhe shumë medalje.
Në moshën 11-vjeçare fitova titullin kampione shqiptare për femra.
Ndër sukseset e tjera, në Olimpiadën e Shahut, Chennai mora titullin WCM me 5 nga 10 pikë.
Momenti më i paharrueshëm erdhi kur patëm një leksion me legjendaren Judit Polgar në të cilën në të vërtetë arritëm të bisedonim me të, gjë që ishte e mahnitshme.
Ajo është idhulli im që nga ajo kohë.”
Kler Caku është shahiste e fedeeuar me “Teutën” e Durrësit. Ajo stërvitet nga trajneri Kristaq Andonni. Në vitet e fundit, Kler është pjesë e një programi stërvitor me Akademinë Europiane të Shahut ,#ECU ku një sërë shahistësh të rinj janë bërë pjesë , nëpërmjet Federatës Federata Shqiptare E Shahut “fshsh” !
Urime dhe suksese Kler, në rrugën e bukur të shahut!