Chesskid,platforma e shahut online në shkolla

Federata Balkanike e shahut në bashkëpunim me platformën ChessKid sjellin për ballkanin mundësinë e të mësuarit dhe luajturit shah gjithashtu për pindërit apo trajnerët për t’ju mësuar shah fëmijëve.

Siguria

Platforma në vetvete është shumë e sigurt dhe miqësore për fëmijët. Nuk përmban

informacione personale të fëmijëve. Ka një chat i cili është i kontrolluar. Prindërit ose trajnerët

mund të mbikqyrin aktivitetin e fëmijës në bazë të raporteve të nxjerra nga platforma.

Benefitet

Mjetet mësimore të platformës do t’i mbajnë fëmijët të motivuar për të mësuar dhe

përmirësuar aftësitë e tyre në shah. Më e rëndësishmja, mësimi i shahut do t’u japë atyre

aftësi që ata mund t’i marrin me vete gjatë gjithë jetës: strategji, taktika, kreativitet,

këmbëngulje dhe marrjen e përllogaritur të rrezikut.

Një shumëllojshmëri mjetesh mësimi, enigmash dhe shahu në kohë reale kundër robotëve

kompjuterikë ose njerëzve të tjerë, ofrojnë sfida stimuluese të trurit dhe orë argëtimi për fëmijët.

Për më tepër ChessKid vjen me një kurrikulë të posaçme, video dhe një sistem të Përparimit të Nivelit që i mban fëmijët të etur për të mësuar dhe të motivuar për të vazhduar përmirësimin e tyre.

Ndarja e femijëve

Në rastin e parë që fëmijët regjistrohen në platformë, ata mund të shfletojnë opsionet e ndryshme të saj, ndërkohë që do të ndahen në disa kategori të cilat do t’i quajmë klube.

Ndarja mund të bëhet në bazë të qyteteve, shkollave apo grupmoshave. Në këtë mënyrëgjithsecili do të gjejë veten në habitatin e tij.

Për tu regjistruar klikoni në:

Chesskid.com

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts