IM Meri Arabidze fiton Kampionatin Evropian të shahut për femra 2023

Pas 11 raundeve emocionuese në Kampionatin Evropian të Shahut për Femra 2023, dy lojtarë dolën në krye të barazimit për vendin e parë me 8.5 pikë secila: IM Meri Arabidze (GEO, 2433) dhe IM Oliwia Kiolbasa (POL, 2406).



Falë fitores së saj në raundin e 8-të në përballjen direkte kundër përfaqësueses polake, IM Meri Arabidze fitoi titullin kampione evropiane në shah për femra.

IM Oliwia Kiolbasa fitoi medaljen e argjendtë

Katër lojtarë shënuan 8 pikë (secila) për t’u barazuar për vendin e tretë: IM Aleksandra Maltsevskaya (POL, 2388), IM Stavroula Tsolakidou (GRE, 2358), IM Salome Melia (GEO, 2366) dhe IM Klaudia Kulon (POL, 2290) . Aleksandra Maltsevskaya pati tajbreik-et më të mira dhe fitoi medaljen e bronztë

Në këtë kampionat mori pjesë edhe kampionia ne fuqi e Shqipërise Klean Shuqja, e cila pavarësisht moshës së saj shumë të re, arriti një rezultat shume të mirë, duke rritur edhe koeficientin e saj ELO me 118 pikë.

Ceremonia e mbylljes së aktivitetit u zhvillua mbrëmjen e djeshme me pjesëmarrjen e Presidentit të ECU Z. Zurab Azmaiparashvili, Zëvendëspresidentit të ECU z. Veselin Drashkoviç dhe kryetari i Federatës së Shahut të Malit të Zi Z. Jovan Milovic gjithashtu mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare, i cili eshte njëkohësisht edhe CEO i ECU.

Kampionati Evropian i shahut për femra 2023 u zhvillua nga 17-30 mars në Petrovac të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e më shumë se 130 lojtarëve nga 34 federata. Fondi total i çmimeve të eventit ishte 60.000 euro dhe sipas vendimit të Bordit të ECU dhe rregulloreve të FIDE-s, 9 lojtarë do të kualifikohen për Kupën e ardhshme të Botës FIDE për femra.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts