Kampionati europian i shkollave per moshat 7-17 vjec, Durres 13-21 maj 2023,


Durresi eshte perzgjedhur vendi organizator i kampionatit europian te shkollave. Kjo nuk eshte rastesi, eshte vend ideal per shahun, pasi kushtet e ofruara jane te mrekullueshme.
Ne ceremonine e hapjes pershendeten presidenti i federates europiane Zurab Azmaiparashvili, presidenti i federates shqiptare te shahut Erald Dervishi, presidenti i nderit Eduart Shalesi, sekretarja e pergjithshme Majlinda Pilinci, si dhe kryegjygjtari nga Polonia Aleksander Sokolski!
209 pjesemarres ne nje salle te mbushur me ngjyra rinore, model per nga organizimi! Te gjitha keto tregojne interesin e jashtezakonshem qe ka Europa per masivizimin e shahut! Sot sporti i shahut eshte me i ndjekuri pas futbollit e po keshtu edhe persa i perket botes shahistike. Te gjithe me te miret sipas disiplinave mund te ndiqen ne kohe reale ne cdo skaj te botes dhe kjo eshte madheshtore!
Eshte shpejt per te bere parashikime, pasi gara sapo ka nisur. Programi ka 9 ture te parashikuara, por mund te themi se shahistet tane e kane filluar me kembe te mbare dhe me vazhdimesi. Keshtu ne turin e pare rezultatet me te mira per ekipin shqiptar ishin:
Kategoria 11 vjec: Popa- Bochis 0 Ailin Ndreko 1
Kategoria 11 vjec: Radovic 0 Erdi Cani 1
Ketegoria 13 vjec: Kler Caku 1 Rudzinskaite 0
Kategoria 13 vjec: Mateo Boci 1 Harasym 0
Kategoria 15 vjec: Eklea Omeri 1 Rexhepi 0
Kategoria 15 vjec: Mitushev 0 Ergit Ramaj 1
Kategoria 17 vjec:Humbatova 0.5. Klean Shuqja 0.5
Ky eshte fillimi qe premton se lufta per t’u ngjitur ne vendet e nderit do te jete e bukur, por dhe shume e veshtire!

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts