Kampionati europian i shkollave per moshat 7-17 vjec
Durres 13-21 maj 2023
Sot ne diten e trete, pati zhvillime te reja, natyrisht edhe ndryshime me tabela te klasifikimeve dhe kjo tregon jo vetem ashpersimin e luftes, por edhe per nje rivalitet te madh! Per sa i perket paraqitjes se grupit te shahisteve shqiptare, mund te themi se korrigjuan gabimet e dites se dyte!
Dy vajzat me te vogla te ketij turneu, Donnatea Shuqja (kampione e Shqiperise) dhe bashkemoshatarja Mia Caku u ballafaquan ne nje takim si kampione dhe nenkampione te Shqiperise per kategorine G7. Kete rradhe fitorja i takoi Mia Caku e cila duke fituar piken e pare, ishte shume e gezuar!
Mjaft interesant ishte edhe takimi i shahistes ceke E. Janouskova. Ne castet vendimtare Ailin Ndreko shfrytezoi gabimet e kundershtares dhe fitoi.
Suksesi i ekipit shqiptar kompletohet nga fitorja racionale e Kler Caku me azeibarxhanasen M. Aghaverdiyeva. Po ne kete kategori, Mateo Boci arriti nje fitore shume te bukur me ukrainasin O. Stoyko.
Ne kategorine U15 shquhet fitorja e Ergit Rama me azeibarxhanasin T. Davudov! Me kete fitore aktualisht E. Rama eshte ne vendin e pretedenteve.
Po ashtu Eklea Omeri mundi kosovaren Jona Recica.
Ne grupin 17 gjerat nuk shkuan sic priteshin gjerat. Fjala eshte per humbjen e pamerituar te Kelvin Kosta me ukrainasin D. Biletsky dhe barazimin dramatik te Klean Shuqja me ukrainasen D. Bondar.
Pas turit te trete klasifikimi neper grupe eshte ky:
G17
- Z. Ciftci 2.5 Turqi
- K. Shuqja 2 Shqiperi
D. Bondar 2 Ukraine
U17
O. Metehan 3 Turqi - D. Bilitsky 3 Ukraine
- A. Israilov 2 Azeibarxhan
- G15
- A. Kirdadze 2 Gjeorgji
- E. Omeri 2 Shqiperi
- M. Tsekladaze Gjeorgji 2
- U15
- M. Topuz 3 Turqi
- H. Celik. 3 Turqi
- O. Baghirov Azeibarxhan 2.5
- G13
- K. Mgeladze 2.5 Gjeorgji
- K. Caku. 2 Shqiperi
- S. Bashiri 2 Ukrain
- U13
- C. Sevig 3 Turqi
- B. Senerl 2.5 Turqi
- M. Boci 2.5 Turqi







