Permbledhja e rezultateve, Raundi 5

Kampionati europian i shkollave per moshat 7-17 vjec
Durres 13-21 maj 2023
Ne turin 5, gara eshte futur ne gjysmen e dyte te saj dhe natyrisht cdo fitore ka vlere te madhe, ne te kundert humbja peshon shume.
Ashtu si rrodhen ngjarjet, shahistet shqiptare duhej te ishin shperblyer me shume. Po keshtu ndodh ne sport, mund te sulmosh, mund te krijosh epersi, ke superioritet dhe ne fund mund te mungoje realizimi. Ne keto caste, kjo eshte e pafalshme!
Tipike e kesaj qe u tha me siper ishte loja e Ailin Ndreko me turken S. Torun, ku fitorja ishte pothuajse e padiskutueshme. Ndreko u tregua e nxituar, edhe kur pranoi barazimin. Ishte nje mundesi e arte per t’u shkeputur! Urojme qe kjo gjysme pike e humbur te mos ndikoje ne vazhdimesi!
E njejta situate, por jo kaq e thelle ishte situata e Kelvin Kosta me Y.Krihnovskyi , ku epersia ngeli e pakonkretizuar dhe cuditerisht ne finale degradoi ne humbjen e lojes.
Keto ishin dy rastet tipike per sa u fol me siper. Kthehemi ne gare, sepse ne grupmoshen 13,15 dhe 17, kemi lajme te mira!
Ne grupmoshen U13, Mateo Boci kishte perballe kryesusin e deritanishem C. Sevig! Ky takim qe zgjati rreth 4 ore e gjysme, u diktua vazhdimisht nga kampioni yne, duke qene shume i qete ne finale dhe duke arritur nje fitore shume te rendesishme!
Ne U15, Ergit Ramaj arriti nje fitore shume te rendesishme me vuajtje kunder me ukrainasin R. Sokhanskyi, por e rendesishmja eshte qe kjo fitore shpreson qe te futet per t’u futur ne vende pretenduese.
Te G17, Klean Shuqja arriti nje fitore te rendesishme me turken N. Yalcin! Nje ballafaqim nervash, por me qetesi dhe ne fund, me nje goditje Shuqja futi piken ne xhep! Kjo fitore do sherbeje qe Shuqja te synoje vendin e pare!
Ne mbyllje, mund te permendim barazimin e Aleks Kotes me kroatin P. Borna, ku Aleksi kishte shanse te medha per fitore, ndersa Kler Caku me perpjekje te shumta u frenua nga azeibarxhanasja S. Bashirli. Keto ishin zhvillimet e turit te 5. Shpresojme qe ne kampin shqiptar, te kete rezultate!
G7
1.M. Budumlu Turqi 4

  1. Sopia Limari Gjeorgji 4
  2. E. Gogoladze Gjeorgji 3
    U7
    B. Sahin Turqi 5
    L. Huzela Ukraine 4
    G. N Gjeorgji 4
    U9
    B. Savran Turqi 4
    Y. Azimov Azeibarxhan 4
    A. Orman Azeibarxhan 4
    G9
    M.R. Gjeorgji 4
    M. A Rumani 3
    A. Horodna Ukraine 3
    U11
    M. Pavlyk Ukriane 4.5
    G. G Gjeorgji 4
    G. Umcal Turqi 4
    G11
    Ailin Ndreko Shqiperi 4
    A. Ch Gjeorgji 3.5
    S. Torum Turiq 3.5
    U13
    Mateo Boci Shqiperi 4
    O. Bezeyko Ukraine 4
    C. Sevig Turqi 3.5
    G13
    K. Mgeladze Gjeorgji 3.5
    M. K Gjeorgji 3
    Z. Acar Turqi 2.5
    U15
    H. Celik Turqi 4.5
    L. Kiladze Gjeorgji 4
    A. Marjanovic 4
    G15
    A. Kirtadze Gjeorgji 4
    N. Nuriyeva Azeibarxhan 4
    M. T Gjeorgji 3
    U17
    M. Ozen Turqi 4
    D. Biletsky Ukraine 4
    A. Israilov Azeibarxhan 3.5
    G17
    Z. Ciftici 3.5 Turqi
    Klean Shuqja 3 Shqiperi
    E. Akat Turqi 2.5

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts