ECU: Historia

Në 1924 FIDE u themelua në Paris me Pierre Vincent nga Franca, si presidenti i parë. Të pranishëm ishin 14 federata, dymbëdhjetë nga Europa me Argjentinën dhe Kanadanë. Hap pas hapi organizata u rrit, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, kur kampionët e mëdhenj të Bashkimit Sovjetik kontribuan në përhapjen e interesit për lojën.

Pas vitit 1970, Presidenti Max Euwe, ish-kampioni i botës, hapi dyert e FIDE-s në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Në vitin 1982, për herë të parë presidenca e FIDE-s u largua nga Evropa, drejt Azisë. Florencio Campomanes, nga Filipinet, u angazhua plotësisht për forcimin dhe zhvillimin e shahut në botën e tretë.

Ndërsa evropianët filluan të ndiheshin të nënpërfaqësuar në FIDE, u themelua Unioni Evropian i Shahut, nën drejtimin nga Rolf Littorin nga Suedia, në Kongresin e FIDE-s, më 1985. Takimi themelues i Unionit Evropian të Shahut u zhvillua në Kongreshalle, Graz, Austri, në orën 15:00, më 30 gusht. Në vitin 1985, në Kongresin e FIDE-s, u përfaqësuan 29 vende, ku u pbrcaktuan qartë, tre parime: ECU duhej të ishte një organizatë brenda FIDE-s, duhet të përfshinte të gjithë Evropën, Perëndimin dhe Lindjen dhe nuk duhet të kishte asnjë detyrim të ri financiar, për federatat anëtare.

Në epokën e luftës së ftohtë, politika ndikoi në mënyrë të pashmangshme në federatat e mëdha sportive. Prandaj, përveç Polonisë, blloku sovjetik nuk u bashkua me bashkimin e ri. Udhëheqja e FIDE-s, nuk u besoi as ideve evropiane. Në kongresin e FIDE-s në Dubai, 1986, Littorin u tërhoq dhe presidenca e ECU-së iu besua Kurt Jungwirth-it nga Austria, për 13 vjet, deri në vitin 1998. ECU mbrojti fuqimisht interesat evropiane në FIDE, ashtu sikur UEFA po vepronte brenda FIFA-s. Pati ngjarje të reja: më 1998 u zhvillua kampionati i parë evropian për të rinj, nën 16 vjeç, në Saltsjbaden, më 1992 u mbajt kampionati i parë evropian i ekipeve për femra, në Debrecen dhe në vitin 1996, Werner Stubenvoll drejtoi Kupën e parë Evropiane të Klubeve për femra, në Smederevska Palanka (Serbi).

Pas tensionit politik të vitit 1990, vendet e Evropës Lindore u dyndën në Unionin Evropian të Shahut. Kur në vitin 1996 Kirsan Ilyumzhinov u bë lider i FIDE-s, marrëdhënia midis Shahut Botëror dhe ECU u normalizua.
Në vitin 1998 Kryetar i ECU u zgjodh Boris Kutin nga Sllovenia. Një zyrë e re u krijua në Berlin me Horst Metzing si Sekretar të Përgjithshëm. Turnetë u reformuan. Kampionatet individuale kontinentale në të gjitha kategoritë, duke përfshirë aktivitetet për të rinjtë, u bënë spektakle masive me cilësi të lartë.

Periudhat ndërmjet kampionateve evropiane ekipore, u shkurtuan nga tre, në dy vjet. Progresi erdhi pas vitit 2000, kur ECU fitoi autonomi financiare dhe administrative. Sot ECU, ka 54 federata anëtare. Vizioni i vitit 1985 është realizuar. Evropa është një kontinent i fortë dhe i bashkuar në shah.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts