Zbulimet më të hershme, dëshmojnë shahun si lojën nga Siria e lashtë dhe India. Por, legjenda e kësaj “strategjie”, vjen nga Siria…
Ladava, një mbret indian, fitoi një betejë të madhe në mbrojtje të trojeve të tij. Për të korrur fitoren, atij i duhej të kryente një aksion strategjk ku humbi jetën i biri. Prej asaj dite, mbreti nuk gjente më paqe nga ndjenja e fajit për vdekjen e të birit. Ai mendonte vazhdimisht sesi mund të kishte fituar, pa u sakrifikuar jeta e të birit. Ditë për ditë, ai shikonte dhe rishikonte skicën e betejës, por nuk gjente asnjë zgjidhje. Një ditë, në pallatin e tij erdhi një monark hinduist, që quhej Lahur Sisa, i cili i propozoi mbretit që të bënin një lojë që ai e kishte sjellë me vete, një lojë shahu. Mbreti luajti dhe dalën-gadalë filloi ta pëlqente shumë. Nga njohuritë strategjike të shahut, kuptohej se në betejën që kishte fituar, nuk ekzistonin lëvizje të tjera, pa sakrifikuar një gurë të rëndësishëm, pra të birin. Më në fund, mbreti u gëzua ngase e kuptoi se nuk ishte më faji i tij dhe kështu, e pyeti monarkun Lahur, se çfarë dëshronte si shpërblim. Për këtë që bëri, ai mund të kërkonte një kështjellë, province, apo flori. Monarku rrefuzoi, por mbreti këmbënguli për disa ditë, derisa Lahur Sesa duke vërejtur fushën e shahut, i tha: “Meqenëse po ngul këmbë, dua të më japësh një kokërr gruri për kutinë e parë, 2 për të dytën, 4 për të tretën, 8 për të katërtën…” e kështu me radhë. Mbreti qeshi për këtë absurditet, duke u çuditur nga kërkesa e monarkut, kur ai mund të merrte ç’të dëshironte. Ditën e nesërme, matematicientët e oborrit shkuan që ndaj të gdhirë te mbreti, duke e informuar se për të përmbushur kërkesën e monarkut, nuk do të mjaftonin korrjet e tërë mbretërisë për 800 vjet. Dhe ishte ai momenti, kur Lahur Sesa i shpjegoi mbretit një kërkesë, që mund të duket banale, por mund të kushtojë një mbretëri të tërë.
Në fakt, nëse kryen përllogaritjet e duhura të kërkesës së monarkut, duke shtuar gjithmonë dyfishin e numrit të radhës, si rezultat do të dalë se ai kërkonte 18.446.744.073.709.551.615 kokrra gruri.
Ndërsa, sipas një përllogaritjeje kompjuterike, kombinacionet e lojës së shahut janë me një numër 1200000000000000000000000000….(gjashtëdhjetë zero).