Lista e titullarëve, pasurohet me një tjetër emër të madh. Durrësi, mirëpret kampionin indian të shahut.
Kush është Viswanathan Anand
Lindur më 11 dhjetor 1969, Madras [aktualisht Chennai], mjeshtri indian i shahut që fitoi kampionatin botëror të Fédération Internationale des Échecs (FIDE; federata ndërkombëtare e shahut) më 2000, 2007, 2008, 2010 dhe 2012.
Anand mësoi të luante shah nga e ëma, vetëm 6 vjeç. Ndërkohë, 14-vjeçar, ai kishte fituar Kampionatin Kombëtar të Indisë për Të Rinjtë, me një rezultatin absolut prej nëntë fitoresh, në nëntë ndeshje. Në moshën 15-vjeçare, ai u bë indiani më i ri që fitoi titullin “Master ndërkombëtar”. Një vit më pas, fitoi të parin nga tre kampionatet kombëtare radhazi. Në moshën 17-vjeçare, Anand u bë i pari aziatik, me titull botëror në shah, kur fitoi Kampionatin Botëror për të Rinj FIDE më 1987, ky i hapur për lojtarët që nuk kanë mbushur të 20-at, deri më 1 janar të vitit të turneut. Anand e ndoqi atë fitore, duke fituar titullin ndërkombëtar “Mjeshtër i madh”, në vitin 1988. Në 1991 Anand fitoi turneun e parë të madh ndërkombëtar të shahut, duke përfunduar përpara kampionit botëror Garri Kasparov dhe ish-kampionit botëror Anatoli Karpov. Për herë të parë, prej kur amerikani Bobby Fischer braktisi titullin më 1975, një tjetër lojtar jo me kombësi ruse, ishte shfaqur si favorit për kampion bote në shah.
Gjatë viteve ’90, Anand u përball me Kasparov dhe Vladimir Kramnik, për pozicionin në krye të listës zyrtare të vlerësimit të shahut të FIDE-s. Përpjekja e parë e tij, për të fituar kampionatin botëror të shahut të FIDE-s, përfundoi në vitin 1991, kur ai humbi në çerekfinale nga Karpov, në Kampionatin Botëror të shahut FIDE. Për shkak të formatit të pazakontë të ngjarjes, që përfshin një sërë ndeshjesh të shkurtra, me kontrolle të shpejta kohore, ajo u bojkotua nga shumë prej lojtarëve kryesorë. Vendimi për të përdorur një format me nokaut erdhi nga vështirësia e FIDE-s, për të siguruar një fond çmimesh për të paguar për sekuencën e zakonshme të gjatë të ndeshjeve të kampionatit, pas largimit të Kasparovit nga FIDE, për të formuar një organizatë të re, Shoqatën Profesionale të Shahut (PCA; 1993–96). Anand mori goditjen e parë për titull në vitin 1995, kur u rendit në numrin dy pas Kasparovit, por e humbi ndeshjen e kampionatit PCA ndaj Kasparovit, me rezultatin: 1 fitore, 13 barazime dhe 4 humbje. Gjuajtja e radhës për titullin, erdhi në 1998 kundër Karpovit, i cili kishte rifituar titullin e FIDE-s, pasi formoi PCA. Në kohën e ndeshjes mes tyre, Anand u rendit i treti, pas Kasparov dhe Kramnik, por përpara Karpovit, të renditur në vendin e gjashtë. Anandit, fillimisht iu desh të luftonte në sekuencën më të fortë të ndeshjeve në historinë e shahut, me nokaut,në mënyrë që të luante me Karpovin, i cili hyri direkt në ndeshjen finale. Lojtarët barazuan në ndeshjen e rregullt, me gjashtë ndeshje, me dy fitore secila dhe dy barazime, por Karpov fitoi dy ndeshjet e “shahut të shpejtë”, duke fituar ndeshjen.
Anand depërtoi në vitin 2000, duke fituar kampionatin botëror të shahut FIDE, përsëri me ndeshje me nokaut. Për shkak të traditës për të mposhtur kampionin e mëparshëm, në një ndeshje relativisht të gjatë, si dhe për shkak të dyshimeve për formatet e shkurtra dhe kontrollet e shpejta të kohës së përdorur në ndeshjet me eliminim direkt, shumica e tifozëve nuk e njohën Anandin, apo ndonjë nga kampionët e FIDE-s, që nga Kasparovi, si legjitime. Anand, më në fund u rendit në listën e kampionëve botërorë të njohur përgjithësisht, me fitoren e tij në Kampionatin Botëror të Shahut FIDE 2007, një turne i dyfishtë, kundër shumicës së lojtarëve më të mirë në botë. (Në një raundi të dyfishtë, secili pjesëmarrës luan dy lojëra, një me gurët e bardha dhe një me të zinjtë, kundër çdo lojtari tjetër.)
Pranimi i legjitimitetit të këtij turneu, si titullar ishte rezultat i një sërë marrëveshjesh mes FIDE-s dhe Kramnikut, i cili ishte bërë kampioni botëror i shahut “klasik”, duke mposhtur Kasparovin, në një ndeshje. Në marrëveshje, FIDE e njohu Kramnikun, si kampion klasik, Kramniku pranoi të mbronte titullin kundër një kundërshtari të FIDE-s, në një ndeshje unifikuese dhe të dyja palët, ranë dakord që fituesi do të mbante titullin e unifikuar në kampionatin e ardhshëm të FIDE-s. Për më tepër, FIDE i garantoi Kramnikut një ndeshje kampionati kundër fituesit të turneut, nëse nuk arrin të fitojë. Edhe pse Kramnik e pranoi zyrtarisht titullin kampion, pasi humbi turneun nga Anand, më vonë shprehu rezerva, duke thënë: “Për momentin, unë mendoj se sapo ia kam huazuar përkohësisht, titullin, Anandit.”
britannica.com