Mbretërit e shahut, në Durrës!

Po presim, ngjarjen e madhe. Këto ditë, janë të shumtë në numër, profesionistët dhe mjeshtrat e mëdhenj, që kemi fatin t’i kemi prezent të Shqipëri.
Java kushtuar Kupës Europiane të Klubeve, do të jetë një parakalim titanësh: Ju prezantojmë me Kirill SHEVCHENKO
Shevchenko është një prej mjeshtrave që vjen në Durrës. Lindur në Ukrainë, kohët e fundit ai kaloi në Federatën Rumune. Është fitues i titullit GM (Grand Maester) në moshën 14 vjeç e nëntë muaj, një nga lojtarët më të rinj ndonjëherë, me këtë titull. Në vitin 2021, Shevchenko ishte fituesi i turneut prestigjioz Lindores Abbey Blitz në Riga, Letoni. Ai gjithashtu fitoi “Medalje të artë”, për performancën në Bordin 4, në Kampionatin Evropian të Ekipit, më 2021. Aktualisht, ka vlerësimin maksimal prej 2668 pikësh nga FIDE, duke e bërë atë lojtarin e tretë më të mirë, në Rumani.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts