Jemi thellësisht të prekur nga letra e nënshkruar prej më shumë se 100 shahisteve që denoncojnë dhunën gjinore dhe seksuale në shah. Kjo letër, e iniciuar nga 14 shahiste franceze, ka bërë jehonë në të gjithë botën e shahut. Ne i urojmë ato, për guximin dhe solidaritetin e tyre.
FIDE kudërshton rreptësisht, çdo sjellje dhe veprim bazuar në seksizëm, duke përfshirë çdo formë abuzimi. Ne jemi krenarë, që gjithnjë e më shumë gra luajnë shah dhe meritojnë një mjedis të sigurt e të respektueshëm. Dëshirojmë të theksojmë se, ne e marrim shumë seriozisht çdo raportim për seksizëm dhe abuzim, me përkushtimin për ta përmirësuar botën e shahut.
I inkurajojmë to vajza dhe gra, që të luajnë shah dhe të ndjekin pasionin e tyre, qoftë si hobi, sport apo karrierë. Ndërsa vazhdojmë përpjekjet tona, për një për mbrojtjen e grave në shah, duke iu ofruar mjetet dhe mbështetjen për t’u ndier të sigurta. Ndërkohë, u bëjmë thirrje të gjithë lojtarëve që kanë hasur në sjellje të pahijshme, të paraqesin ankesën pranë Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të FIDE-s. EQD vepron me konfidencialitet dhe respekt për privatësinë e ankuesit.
Gjithashtu, besojmë në fuqinë e familjes së madhe të shahut. Së bashku, mund të përmirësojmë kulturën dhe ta bëjmë komunitetin tonë, një hapësirë të sigurt, të respektueshëm dhe miqësor, për të gjithë. Sikur vetëm një grua të dhunohet, është tepër.