Kupa e Klubeve në Durrës: GM Victor MIKHALEVSKI

Beer Sheva Chess Club, një nga skuadrat më të forta, që vjen nëKupën e Klubeve në Durrës. Skaudra përbëhet nga 6 Grand Maestro, nën drejtimin e një gruaje, Ilana David-Glaz.

Ju prezantojmë me GM Victor MIKHALEVSKI – Mjeshtri i Madh, 51 vjeç, nga Izraeli

“Kam filluar të luaj shah, në moshën 5-vjeçare dhe vazhdoj ende.
Kampion i Izraelit 2014-16 dhe 2020-22, Kampion i Izraelit në Blitz 2014 dhe 2022, Kampion i Izraelit në Rapid 1997, Kampion i Izraelit për Junior 1991 dhe 1992, Medalje e Bronztë më 2010, anëtar i Ekipit Olimpik të Izraelit, fitues i shumë turneve ndërkombëtare dhe kombëtare, duke përfshirë “Calvia Open 1997″ me performancën 2886.
Kur filloj punën me një student të ri, përpiqem të gjej anët e tij të dobëta dhe të forta, kryesisht duke analizuar lojën. Më pas, filloj të punoj për dobësitë e tyre, duke mos harruar edhe aspekte të tjera të lojës.
Përgatitem për mësimet duke përdorur Chessbase, motorë shahu dhe libra.
Gjithashtu, mbaj kontakte me studentët e mi vazhdimisht, me e-mail dhe skype, para dhe gjatë turneut.
Më pëlqejnë edhe pozicionet e mprehta me taktikën dhe iniciativën, llojet e ndryshme të lojërave fundore etj. Gjithashtu, disa prej studimeve të mia, janë vlerësuar me çmime.”

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts