KSK Rochade Eupen – Kelmis, klubi që do të garojë në Kupën Evropiane të Klubeve 2023 në DURRËS, SHQIPËRI, përfaqësohet edhe me shahistin, trajnerin, shkrimtarin dhe teoricienin rus. Igor Vladimirovich Glek u titullua si Mjeshtër i Madh nga FIDE, në vitin 1990.
Glek ka lindur në Moskë. Pas përfundimit të studimeve për inxhinieri/ekonomi pranë Universitetit të Moskës, në vitin 1983, punoi si ekonomist deri në vitin 1986 dhe më pas, kreu shërbimin ushtarak dyvjeçar. Prej vitit 1989, iu përkushtua shahut, duke u bërë fillimisht, lojtar profesionist e më vonë, mjeshtër i madh, në vitin 1990. Në vitin 1994 u transferua në Essen, Gjermani.
Gjatë karrierës, ai ka trajnuar shumë lojtarë të rinj të talentuar, duke qenë edhe një reporter i rregullt i shahut. Më i njohur, mund të jetë për kontributet në serinë “New In Chess” (NIC) të sondazheve çelëse dhe gjithashtu, në serinë e librave “Secrets Of Opening Surprises” (botuar nga NIC), redaktuar nga Jeroen Bosch. I famshëm për repertorin e gjerë dhe shumë kreativ, për sa i takon hapjes, këshillat e Glekut vlerësohen si shumë të rëndësishme për linjat hapëse. Si lojtar, ai nis kryesisht me e4 të bardhë dhe preferon Mbrojtjen Indiane, Mbrojtjen Franceze dhe Mbrojtjen Gjermane të zezë. Një variant i Mbrojtjes Indiane të Mbretit Klasik, i karakterizuar nga lëvizja 7 … Na6, është emëruar pas tij, siç është një variant i lojës së Katër Kalorësve (4.g3).
Gjatë turneve, ka qenë fitues i mbi 100 aktiviteteve ndërkombëtare, duke përfshirë “World Open 1990” në Philadelphia, “Vienna Open 1998”, “Utrecht Open 1999” dhe “Zwolle Open 2002” (së bashku me Mikhail Gurevich etj). Vlen të theksohet gjithashtu, vendi i tij i dytë në “Cappelle-la-Grande 1998” dhe po i dyti, i përbashkët, në “Open Ordix” (pas Viktor Bologanit), më 2002. Në kulmin e karrierës (1996), renditet i 12-ti në botë, me vlerësimin Elo prej 2670.
Gjithashtu, Glek ka shënuar shumë vite suksesi në turnetë e shahut ekipor, kryesisht për klubin e tij prej kohësh, “Norilsky Nikel” të Norilsk, si dhe ka qenë anëtar i ekipit rus, fitues të Medaljes së Argjendtë në Kampionatin Evropian të shahut ekipor 1997.
Aktualisht, pjesën më të madhe të kohës e kalon me shah. Ai është bashkëthemelues i ACP (Shoqata e Profesionistëve të Shahut) dhe u votua anëtar bordi, në vitin 2004. Gjatë viteve 2005-2006, ishte drejtor teknik i Festivalit Ndërkombëtar të Shahut në Moskë, u bë anëtar i Komitetit FIDE për të rinjtë dhe ngjarjet e të rinjve, si dhe u zgjodh President i WLCT (World League of Chess Tournaments).
Në vitin 2010, iu akordua titulli Trajner i Lartë i FIDE-s dhe Organizator Ndërkombëtar nga FIDE.