Evgeny Postny (3 korrik 1981) është shahist izraelit, me titullin Mjeshtër i Madh nga FIDE, në vitin 2002. Postny ishte anëtar i ekipit izraelit, i cili, mori Medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Shahut të vitit 2008. Ai konkurroi në Kupën e Botës FIDE, më 2011 dhe më 2013.
I lindur në Novosibirsk, shahun e mësoi në moshën 5-vjeçare, nga ati. Pjesëmarrës në turne që 8 vjeç, ai pati sukses menjëherë. Si lojtar junior, ai fitoi kampionatin rus nën 14 vjeç dhe në garat ndërkombëtare, si kampionati botëror dhe ai evropian për të rinj, me tri medalje;
Litochoro 1999, Kampionati Evropian i shahut për të rinj (nën 18 vjeç) – Argjend
Oropesa del Mar 1999, Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj (nën 18) – Bronz
Rio 2001, Kampionati Evropian i shahut për të rinj (nën 20 vjeç) – Bronz
Në harkun kohor prej dy javësh, 18-vjeçari Postny fitoi kampionatin e Izraelit për të rinjtë (nën 20 vjeç) në vitin 2001, Kampionatin Kombëtar të Hapur, mori normën e tij të parë të mjeshtrit dhe mori një çmim prej 3,500 dollarësh.
Vazhdon të gëzojë sukses në turnetë ndërkombëtare, me fitore të drejtpërdrejta ose të përbashkëta, si më poshtë:
Tel Aviv 1998
Budapest 2002 (Turneu i Parë i së Shtunës, i ndarë me Levente Vajda)
Budapest 2002 (Elekes, i ndarë me Humpy Koneru)
Balatonlelle 2003 (së bashku me Mark Bluvshtein)
Budapest 2003 (FST)
Bad Wiessee 2005 (ndarë me David Baramidze, Aleksander Delchev, Leonid Kritz dhe të tjerë)
Stokholm, Kupa Rilton 2005/6 (me Normunds Miezis, Sergey Ivanov, Eduardas Rozentalis dhe Tomi Nybäck)[4]
Metz 2006
Dresden 2006 (së bashku me Alexander Graf dhe Igor Khenkin)
Maalot-Tarshiha 2008 (së bashku me Ilya Smirin).[5]
Nancy 2010[6]
Ndërkohë, u rendit në vendin e dytë, në turneun ndërkombëtar të shahut “Open Teplice 2015” në Republikën Çeke.
Postny ka luajtur në ekipin kombëtar të Izraelit në Olimpiadën e Shahut, Kampionatin Botëror të Shahut ekipor, si dhe atë evropian. Debutoi në ekipin kombëtar në vitin 2008, në Olimpiadën e 38-të të Shahut në Dresden, ku Izraeli mori Mdaljen e argjendtë, kjo e para medalje për Izraelin, në olimpiadën e shahut.