Shqipëria pret Kupën Europiane të Shahut – Mbrëmje Gala nën kujdesin e Kryebashkiakut të Tiranës

Kryeqyteti shqiptar dhe qyteti bregdetar i Durrësit, do të jenë kryefjala e aktitetit më të rëndësishëm sportiv ndonjëherë dhe atij të shahut, në vendin tonë.

Durrësi merr stafetën e kampionatit europian të klubeve, javën e parë të muajit tetor. Ndërkaq, interesi i dashamirësve të shahut ka filluar të ndizet, pasi këtu do të shkelin për herë të parë yjet e shahut, kampione bote dhe mjeshtra të mëdhenj të këtij sporti elitar strategjik.

Aktiviteiti premton një garë vibruese. Plot turistë të huaj, vizitorë për herë të parë, si dhe shumë personalitete të shquara të sportit, artit, apo edhe politikës.

Mbrëmja Gala e këtij eventi gjigant në Shqipëri, vjen nën mbështetjen dhe kujdesin e veçantë të Kreut të bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj.

Ndërsa miqtë shahistë, do të akomodohen pranë ambienteve të Grand Fafa Resort – hoteli zyrtar i kampionatit.
Në kuadër të Tirana Kyeqytet i Europës 2023, më 7 tetor të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit do të bashkohen në ceremoninë zyrtare mbyllëse të kapionatit.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts