Miliona njerëz në Indi, mbështesin shahistin e talentuar adoleshent, i njohur ndryshe si Pragg, teksa përballet me mjeshtrin norvegjez Magnus Carlsen, për titullin e Kupës së Botës.
Rameshbabu Praggnanandhaa, 18 vjeç, do të përballet me pesë herë kampionin e botës në Baku, Azerbajxhan, pasi mposhti Fabiano Caruana-n, në një ndeshje plot tension për në finale.
Vjen më shumë se një vit, pasi Praggnanandhaa tronditi botën e shahut, duke mundur Carlsen, në një turne elitar online të shahut të shpejtë, duke u bërë lojtari më i ri që mundi norvegjezin, qyshse ky i fundit u shpall kampion bote më 2013-ën.

Fitorja jehoi në të gjithë Indinë, me kryeministrin Narendra Modi dhe legjendën e kriketit Sachin Tendulkar që lavdëruan Praggnanandhaa-n, për aftësinë dhe talentin e tij.
Kupa e Botës është një garë e veçantë, për kampionatet botërore. Kjo garë zhvillohet çdo vit, midis kampionit në fuqi dhe një pretendenti, ndërsa Kupa e Botës mbahet çdo dy vjet, mes lojës që pakëson kundërshtarët, deri në kurorëzimin e fituesit.
Lindur e rritur në Chennai, në Indinë jugore, Praggnanandhaa shfaqi interes për shahun, pasi motra e tij më e madhe, Vaishali, filloi të luante në moshën 6-vjeçare. Asokohe, ai ishte vetëm 2 vjeç.
“Zakonisht e bezdisja, ndaj prindërit vendosën të më blinin një libër shahu dhe kështu filloi”, – tha Praggnanandhaa për “CNN Sport”, një vit më parë.
Vaishali, më vonë u bë Mjeshtër i Madh, në vitin 2018 dhe Mjeshtër Ndërkombëtar më 2021.
Duke jetuar në Chennai, i njohur si “kryeqyteti i shahut në Indi”, atij iu dhanë shumë mundësi për t’u përmirësuar, veçanërisht në akademinë e shahut “Bloom”, ku Praggnanandhaa thotë se “mësoi shumë”.
Në moshën 6-vjeçare, doli i dyti në kampionatin indian nën 7 vjeç, përpara se të fitonte medaljen e artë në kampionatin aziatik. Më pas, fitoi kampionatin botëror të shahut për të rinj, për moshat nën 8 dhe 10 vjeç.
Më vonë, në vitin 2016, ai u bë i famshëm pasi fitoi ndeshjen e nëntë të raundit në Festivalin Ndërkombëtar të Shahut KIIT në Bhubaneswar, Indi.

Praggnanandhaa fitoi titullin e tretë ndërkombëtare “Master”, për nivelin e lartë në turne. Pasi kishte fituar dy tituj të mëparshëm, në moshën 10 vjeç, 10 muaj dhe 19 ditë, ai u bë mjeshtër ndërkombëtar shahu – më i riu ndonjëherë.
Pavarësisht të gjitha fitoreve, Praggnanandhaa mbetet modest, madje për “CNN Sport” tha, pasi mposhti Carlsen, vitin e kaluar, se gjithçka që donte të bënte më pas, ishte “të shkonte në shtrat” pasi ishte ora 2.30 e mëngjesit në Chennai.
“Ndoshta, disa më shohin si model,” – tha ai, në atë kohë. “Nuk e di, pasi mendoj se për mua, të gjithë lojtarët kryesorë janë model, sepse secili ka cilësi të ndryshme. Nëse dikush mund të mësojë diçka prej meje, është mirë.”
***
Shënim i redaktorit: Kjo histori është përditësuar për të sqaruar se Pragg dhe Carlsen po kontestojnë titullin e Kupës së Botës, jo Kampionatin Botëror të Shahut.
CNNSport/achf.org.al