Fiona Steil-Antoni është komentatorja që vjen në #Durres.
Java e parë e muajit tetor, sjell në Shqipëri, të famshmin Kampionatin e Klubeve Europiane të Shahut. Jo vetëm sezoni turistik; edhe “Champions League”-a e Shahut, ka për të qenë një tjetër jehonë e Shqipërisë, në mediet botërore.
Ndërkaq, Fiona shkruan kështu, në faqen e saj, për finalistin e Kupës së Botës: “Urime pa fund, Praggnanandhaa-s, për finalen e Kupës së Botës dhe kualifikimin për kandidatët! 🎉 Vështirë të besosh, se kanë kaluar 7 vjet, prej intervistës time të parë, me djaloshin 11-vjeçar asokohe, por edhe më e vështirë të besosh se atëherë, përpiqesha të mësoja sesi t’ia shqiptoja emrin… 😅”.
Fiona Steil-Antoni ka menaxhuar kanalet e medieve sociale në Facebook, Instagram dhe Youbtube për ECCC-2022, si dhe ka bashkëpunuar me partnerin e drejtpërderjtë zyrtar, Chess24.
Kupa evropiane e shahut për klube është një turne i përvitshëm, që organizohet nga Unioni Evropian i Shahut. Gara zhvillohet me sistemin zviceran, në shtatë raunde. dhe përbëhet nga dy seksione, i hapur dhe ai i femrave, ku çdo skuadër luan me nga gjashtë dhe katër lojtarë përkatësisht në çdo ndeshje.
Federata Shqiptare E Shahut “fshsh” https://clubcup2023.com ECCC 2023