KOSOVA në CHAMPIONS-in e SHAHUT

Kemi nderin dhe kënaqësinë, që në KUPËN EUROPIANE të KLUBEVE në #Durres, të mirëpresim vëllezërit tanë përtej Drinit.

🇦🇱KOSOVA🇽🇰 përfaqësohet në këtë event të jashtëzakonshëm shahistik, me 3 klubet:

Chess Club Drejtesia-Trokadero – 2288 – kapiten Afrim Fejzullahu

Klubi i Shahut Ferizaj – 2122 – Fehim Qorrolli

Chess Club Dardania – 2215 – kapiten Korab Saraci

Federata e shahut e Kosovës është themeluar më 1971, ndërsa nga viti 1990 distancohet nga Federata e Shahut e Jugosllavisë, duke filluar aktivitetin si e pavarur, deri në vitin 1997. Me një ndërprerje 2-vjeçare pas luftës, aktiviteti rifillon sikur edhe sot.

Si Federatë sportive regjistrohet në vitin 2001, ndërsa në arenën ndërkombëtare e zhvillon aktivitetin e saj për herë të parë, në vitin 2003, nën flamurin e ECU ( European Chess Union).

Federata me të drejta të plota pranohet në vitin 2015 dhe prej kësaj date merr pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare Evropiane dhe Botërore.

• Në Federatën Ndërkombëtare të Shahut KOSOVË, aktualisht janë të regjistruar 709 shahistë, nga 1200 gjithsej, të cilët kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

• Rradhiten në vendin e 93-të në ranglistën botërore, nga 180 shtete gjithsej.

• Janë gjithsej 11 shahistë, 3 prej të cilëve me tituj.

• Janë 24 trajnerë, 14 referë dhe 26 mësues shahu të licencuar.

💥SUKSESE!!!

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts