Tetori i artë për Shqipërinë: në Durrës mblidhen yjet e shahut. Një aktivitet i tillë, i përmasave të mëdha ka ngjallur interesin e medieve. I ftuar në emisionin sportin në TV Klan, Presidentii Federtës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi – Mjeshtër i Madh, thekson rëndësinë, si edhe veçantinë e kësaj “champions league”-e shahu, që mbahet në Shqipëri.
“SHQIPËRIA ka fatin të mbajë, si edhe të garojë, në Kupën Europiane të Klubeve të Shahut 2023! Nga 30 shtatori, deri më 8 tetor vendi ynë mban eventin më të madh kontinental, që si rrallëherë, këtë vit shënon rekord pjesëmarrjeje!
Ne përfaqësohemi me 5 ekipe: 3 për meshkuj dhe 2 për femra, ndërsa Erald Dervishi, President i Federatës së Shahut dhe Mjeshtër i Madh, është shumë optimist.
Gjatë një interviste për TV Klan, Dervishi theksoi, se “synojmë edhe për të siguruar medalje, pasi përfaqësohemi dhe nga talente fare të reja në moshë, që premtojnë shumë”.
Për shkak të pjesëmarrjes së lartë në numër, sa edhe nivelit të shahistëve, eventi që konsiderohet si “Champions League e Shahut”, do të ketë shikueshmëri të madhe në gjithë GLOBIN.
Ndeshjet do të luhen në DURRËS, teksa TIRANA pret mbrëmjen GALA, në përmbylljen e kamopionatit të JASHTËZAKONSHËM.”