13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, ne Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare.
Kjo fitore vjen, vetëm pak orë përpara ngjarjejes së jashtëzakonshme, për sportin shqiptar. Ndërse Shqipëria, mbledh në Durrës, yjet botërore të shahut, Çaku i dhuron vendit të saj, një titull si kampione.
Kler është gjithashtu, pjesëmarrëse në Kupën Europiane të Klubeve 2023, në Durrës, me ekipin e Teutës. Një skuadër që premton garë të fortë, në kompeticionin më madh sportiv europian, të vitit.