Ceremonia e çeljes së Kupës Europiane të Klubeve 2023

Çelet në DURRËS, SHQIPËRI, edicioni i 38-të i KUPËS EUROPIANE të SHAHUT për KLUBE dhe KUPA e 27-të e KUPËS EUROPIANE të KLUBEVE për FEMRA. Kampionati, që këtë vit shënoi numrin REKORD në pjesëmarrje – 110 EKIPE, nga 34 FEDERATA EUROPIANE – startoi me ceremoninë hapëse, pranë Grand Blue Fafa Resport, vendi ku do të zhvillohet turneu.

Lojtarët, të ftuarit dhe zyrtarët u mirëpritën nga Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaparaishvili, Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut dhe Drejtor Ekzekutiv i Unionit Evropian të Shahut, Erald Dervishi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, si dhe Presidenti i Nderit i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi.

Raundi i parë është ditën e nesërme, më 1 tetor në orën 15:00. Ndeshjet do të luhen në 7 raunde, sipas sistemit zvicerian, me kohë kontrolli 90 minuta, për 40 lëvizje plus; 30 minuta; për pjesën tjetër të lojës; me një rritje prej 30 sekondash për lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë.

Lojërat do të transmetohen përmes kanalit zyrtar ECU, me komente nga WIM Fiona Steil-Antoni dhe GM David Howell.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts