Suksesi i jashtëzakonshëm i shahut shqiptar, me kampionen e re të Europës, – për vajzat nën moshën 14-vjeçare – shahisten e re dhe shumë të talentuar, Kler Çaku, nuk kaloi pa u vënë re, as nga kreu i shtetit. Edi Rama e uron përzemërsisht vajzën.
Duke u ndier krenar, për fitoren e saj për Shqipërinë, ai i drejtohet nga faqja e tij zyrtare:
KRYEMINISTRI, uron KAMPIONEN e vogël EUROPIANE, të SHQIPËRISË, shahisten KLER ÇAKU
RAMA, shkruan në Facebook:
“URIME KAMPIONE
KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç
Kjo fitore i paraprin pjesëmarrjes së Kampiones Europiane, Kler Çaku, me ekipin Teuta edhe në Kampionatin e Klubeve të Shahut 2023, që sapo u çel në Durrës. Në qytetin bregdetar, tanimë janë vendosur dhe gati të garojnë, 30 nga 40 shahistët më të mëdhenj, të të gjitha kohërave!
achf.org.al