Mbyllet RAUNDI III i KUPËS EUROPIANE të KLUBEVE 2023 #Durrës.
Vetëm 9 skuadra, në seksionin e hapur dhe 2 skuadra në garën e femrave, dolën në krye, me 6 pikë të një loje perfekte.
Superchess (Rumani), Novy Bor (Republika Çeke), Asnieres – Le Grand Echiquier (Francë), Offerspill Sjakklubb (Norvegji), Schachclub Viernheim 1934 e.V. (Gjermani), Klubi Sportiv i Turkish Airlines (Turqi), TAJFUN Sk Ljubljana (Slloveni), Sentimento Ajka BSK (Hungari) dhe C’ Chartres Echecs (Francë) ndajnë kryesimin e Kupës së 38-të Evropiane të shahut për klube dhe raundi i katërt i nesërm do të sjellë takime emocionuese mes skuadrave më të forta.
Garuda Ajka BSK (Hungari) dhe TAJFUN Sk Ljubljana (Slloveni) barazojnë për në krye të Kupës së 27-të, të Klubeve për Femra, me 6 pikë ndeshje (secila), ndërsa pasojnë Monte Carlo (Monako) dhe SP Gaz Ukraine, me nga 5 pikë ndeshje.
Fotografia: nga Niki Riga