“Dashuruar më Shqipërinë” – kë po sfidon komentatori i Europianit, në Durrës?

David Howell është një nga komentatorët e Kampinatit të Shahut, që po zhvillohet në Durrës. Sikur kolegia e tij, Fiona Steil-Antoni, gjatë kohës së lirë ata kanë marrë rreze dielli, në bregdetin e Golemit, apo kanë vizituar qytetin.

Dita e djeshme, për Davidin ka qenë një garë e “papritur”… Teksa shëtiste plot kuriozitet, në një lulishte ai takohet me një grup shahistësh amatorë, të cilët nuk ka ngurruar t’i sfidojë në lojë.

Davidi, shkruan në profilin, në Instagram: “Dashuruar me Shqipërinë! Gjeta disa zotërinj që po luanin shah dhe i sfidova”.

Kupa Europiane e Klubeve të Shahut 2023 është eventi mëi rëndësishëm shahistik vjetor. Këtë vit u organizua në Durrës, Shqipëri, me një pjesëmarrje rekord, si dhe prani të jashtëzakonshme të 30, nga 40 shahistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts