Pas katër raundeve, të Kupës së 38-të Europiane të Shahut për Klube 2023, vetëm katër skuadra mbetën perfekte, duke kryesuar eventin, me 8 pikë ndeshjeje: Offerspill Sjakklubb (Norvegji), Asnieres – Le Grand Echiquier (Francë), Novy Bor (Republika Çeke), dhe Superchess (Rumani).
Raundi nisi me lëvizjen e parë të Presidentit të Nderit të Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi. Liderët e rinj mbizotëruan sot në ndeshje shumë emocionuese, duke marrë të gjitha fitoret e ngushta 3,5-2,5 për të dalë në krye.
TAJFUN Sk Ljubljana (Slloveni) doli si lider i vetëm dhe skuadra e vetme e Kupës së 27-të të Klubeve për Femra, me 8 pikët perfekte të ndeshjes. Skuadra sllovene mposhti Garuda Ajka BSK (Hungari), me rezultat 2,5-1,5. SP Gaz Ukraine është në vendin e dytë, të pastër, me 7 pikë ndeshjeje, pas një fitore bindëse 3-1 ndaj kryesuesit Monte Carlo (Monaco).
Rezultatet, rankimi & çiftet i gjeni këtu: https://chess-results.com/tnr774133.aspx?lan=1
Faqja zyrtare e eventit: https://clubcup2023.com/
Fotografia: Niki Riga