Kupa Europiane e Klubeve: Magnus luan 1…në6, fiton

nga Carlos Alberto Colodro

Nëntë skuadra kanë ende një rezultat perfekt, pas tri raundeve në seksionin e hapur të Kupës së Evropës për Klube, në Shqipëri.

Offerspill, i drejtuar nga Magnus Carlsen, është njëra prej tyre. Ish-kampioni i botës, fitoi ndeshjen e dytë radhazi, pasi iu përgjigj 1.e4 me 1…a6 kundër IM Bojan Maksimovic. Në seksionin e femrave, TAJFUN SK Ljubljana dhe Garuda Ajka BSK, po ndajnë epërsinë, me nga 6/6 pikë ndeshje. | Foto: Niki Riga

Nëntë skuadrat me mesataret më të larta të vlerësimit, në seksionin e hapur të Kupës Europiane të Klubeve, kanë grumbulluar të gjitha 6/6 pikë ndeshjeje në tri raundet e para të eventit.

Richard Rapport dhe Vishy Anand luajtën për Superchess në edicionin e këtij viti — të dy super-GMs signed draws |Fotografia: Niki Riga

Superchess, kryesuesit, ishin ata që kaluan kohën më të vështirë, në raundin e 3-të, megjithatë, pas pesë barazimeve kundër Vugar Gashimov të Azerbajxhanit – Bogdan-Daniel Deac, ishte heroi i skuadrës rumune, pasi mori solli fitoren e ndeshjes.

Të tetë bashkëdrejtuesit e mbetur, shënuan të paktën, 4 pikë, të martën. Oferspill, për shembull, mundi SK Zmaj, me një rezultat 5½-½. Magnus Carlsen, në tabelën më të lartë, luajti 1…a6 dhe megjithatë, mundi Bojan Maksimovic. Lojën e analizoi IM Robert Ris.

Teuta kundër Garuda Ajka BSK, me Antoaneta Stefanova përballë Bella Khotenashvili në rrjeshtin e parë | Fotografia: Niki Riga

Rezultatet në seksionin e femrave, nuk kanë qenë aq të parashikueshme, pasi vetëm dy skuadra kanë ende rezultat perfekt, pas tre raundeve: TAJFUN SK Ljubljana (farat e 5-ta) dhe Garuda Ajka BSK (3-ta). Ljubljana mundi Superchess, falë fitoreve nga Nataliya Buksa dhe Zala Uhr, ndërsa Garuda Ajka kaloi më mirë se Teuta, me Zsoka Gaal, që shënoi fitoren për skuadrën hungareze.

Bashkëkryesuesit do të përballen me njëri-tjetrin në raundin e 4-ët, ndërsa kryesuesi, Monte Carlo do të përpiqet të luftojë për vendin e parë, duke mundur SP Gaz Ukraine.

en.chessbase.com/achf.org.al

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts