Kemi mberritur ne stacionin e fundit te ketij turneu te jashtezakonshem, ku Shqiperia nuk kishte pare ndonjehere kaq shume shahista me tituj nderkombetare dhe teper cilesore! Kjo eshte madheshtia e Champions League! Te gjitha ata qe e ndjekin direkt, jo vetem nga salla, por edhe nga interneti, besoj se kane ngelur te kenaqur! Keto i pravon loja ne skakiere dhe emocionet ne turin e parafundit nuk munguan! Vemendja kryesore te meshkujt ishin tek ata qe kryesonin renditjen: ekipi ” Offerspill Sjakklubb ” me ne krye M. Carlsen dhe ekipi ” Superchess” me ne krye R. Rapport . Carlsen, pas 5 fitoreve rresht, u frenua duke barazuar ne nje ndeshje qe nuk dha shume kombinime dhe rreziqe! Pas 4 ndeshjeve te para, ekipi rumun kryesonte me fitoren D. Bogdan. 2 ndeshjet e fundit qe zgjaten rreth 6 ore, rezultatet e arritura bene qe te arrihej barazimi. Percaktuese per barazimin e matcit ishte fitorja V. Pranav ne tavolinen e 4 kunder J. Foreest.
Edhe pas ketij rezultati, ata kryesojne perseri se bashku dhe turi i fundit do zgjidhe ekuacionin!
Ekipi rumun luan ndaj ekipit cek, ndersa ekipi norvegjez luan me ekipin francez.
Ne distance te nje pike, jane 6 ekipe, por duke ditur dhe ciftezimet e turit te fundit, shanset per te fituar jane per ata qe luajne me kryesuesit, por me te favorizuarat jane 2 ekipet e para.
Per ekipet shqiptare me se fundmi kemi disa lajme te mira!
Partizani fitoi 3.5 – 2.5 me Ennis Chess Club, dhe Butrinti fitoi 5-1 me SK Weilhem, ndersa Teuta humbi 4.5- 1.5 me Rishon Lezion B dhe Tirana humbet 5-1 me me Helkinski Street chess. Vlen te permendet fitorja e 13- vjecarit Mateo Boci me mjeshtrin e FIDE israelitas G. Kaganskiy!
Ne planin individual disa shahiste shqiptare jane prane titujve nderkombetare: Klendi Zeneli, Oltjon Llupa, Sirio Dafa, te 3 te klubit sportiv “Partizani”! Urojme qe te tre shahistet ta mbyllin me sukses kete turne!
Tek femrat, humbja e paparashikuar e ekipit te Ukraines nga ekipi rumun 3.5-0.5 , ben qe te nderrohen rolet ne krye te klasifikimit.
Ketu situata eshte me e thjeshte, pasi per titullin do te vendosin 2 ekipe. Forca e ekipit rumun eshte te GM N. Batsiashvili dhe D. Wagner, ndersa ekipi hungarez beson te GM B. Khotenashvillu dhe tek nenkampionia e kupes se botes per femra, IM N. Salimova. Ekipi ” Teuta” u kthye tek fitorja, duke mundur ekipin italian me rezultatin 3-1, ndersa ” Tirana” humbet 2.5-1.5 ndaj ekipit ” Wasa SK”. Shahistja sarandiote qe luan per Tiranen Eklea Omeri i duhet nje barazim per te marre titull nderkombetar!
Kjo ishte tabloja e turit 6, te cilin e pershkruan me disa detaje per te pritur aktin final, per t’u njohur me fituesit dhe me ceremonine e mbylljes qe do te zhvillohet ne menyre madheshtore ne pallatin e “Brigadave” , kush do te jene fituesit e 30 medaljeve, 9 kupave dhe shahistat me te mire te Ballkanit per meshkuj/ femra? Le te shpresojme qe te fitoje me i miri!
Kristaq Andoni
achf.org.al