CHAMPIONS LEAGUE: OFFERSPILL SJAKKLUB, fitues!

𝐎𝐟𝐟𝐞𝐫𝐬𝐩𝐢𝐥𝐥 𝐒𝐣𝐚𝐤𝐤𝐥𝐮𝐛 dhe 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐜𝐡𝐞𝐬𝐬 janë skuadrat fituese të KUPËS EUROPIANE të KLUBEVE të SHAHUT 2023, në DURRËS, SHQIPËRI

Raundi i fundit intensiv, përcaktoi Fituesit e KAMPIONATIT të 38-të, të KLUBEVE EUROPIANE të SHAHUT, si dhe atij të 27-të, të KUPËS së KLUBEVE për FEMRA. Të dy seksionet kishin bashkë-drejtues para raundit të fundit dhe gara e femrave, pa përballjen e drejtpërdrejtë për medaljen e artë, midis Superchess (Rumani) dhe Garuda Ajka BSK (Hungari).

Superchess (Rumani) e fitoi ndeshjen me rezultatin 2.5-1.5, ndërsa WGM Dinara Wagner dhe IM Marsel Efriimski shënuan një pikë për skuadrën rumune dhe gjysma e pikës së gjeneralistit Nino Batsiashvili, në tabelën e parë, mjaftoi për fitoren përfundimtare.

I udhëhequr nga Magnus Carlsen, Offerspill Sjakklubb (Norvegji) ka arritur një fitore të rëndësishme sot kundër Asnieres – Le Grand Echiquier (Francë). Tari Aryan dhe Pranav V fituan ndeshjet për ekipin norvegjez, ndërsa Corrnette Matthieu fitoi ndeshjen për ekipin francez. Barazimet në tri tabelat e tjera, ishin të mjaftueshme për fitoren e ngushtë 3.5-2.5 të Offerspill Sjakklub dhe trofeun e Fituesve që kur Superchess (Rumani) humbi ndeshjen kundër Fituesve të Kupës së Klubeve Evropiane 2022 Novy Bor (Republika Çeke).

Skuadra pati një paraqitje të jashtëzakonshme, si dhe vullnetin për të fituar. Pa humbur asnjë ndeshje, në rrugën drejt fitores!

Përbërja e plotë e ekipit është si më poshtë:

GM Magnus Carlsen

GM Arian Tari

GM Eric Hansen

GM Raunak Sadhwani

GM Pranav V

GM Johan-Sebastian Christiansen

GM Frode Urkedal

IM Benjamin Haldorsen

Kapiteni: Victor Havik

Rezultatet përfundimtare dhe rankimin e gjeni: https://chess-results.com/tnr774133.aspx?lan=1&art=3&rd=7

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts