Europiani i Klubeve 2023: Garry Kasparov në Tiranë

Ceremonia e mbylljes së KUPËS EUROPIANE të KLUBEVE, sjell në kryeqytetin shqiptar, yllin e shahut, Garry Kasparov! Kreu i Bashkisë pret në zyrë një ndër emrat më të famshëm ndonjëherë, të sportit elitar. Shahisti kampion bote, Garry Kasparov viziton Tiranën, në përmbylljen ceremoniale të kampionatit europian të klubeve të shahut. Ky event madhështor, gara më e madhe dhe e rëndësishme vjetore e shahut, në rang botëror (me pjesëmarrje nga e gjithë bota), solli në Shqipëri 30 nga 40 shahidtët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Me rastin e ceremonisë mbyllëse, që e mbështeti Bashkia Tiranë, i ftuari i Nderit është shahisti legjendar, Kasparovi. Mjeshtri i Madh u prit në Bashkinë e Tiranës, ndërsa u nderua nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj, me Çelësin e Tiranës: Mirënjohje dhe nderim, personaliteteve të shquara, që vizitojnë Shqipërinë.

Ndërkaq, Veliaj shkruan në profilin e tij: “Takim i këndshëm me Garry Kasparov, mjeshtër i madh i shahut!♟️👍🏻 – Prezent në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e Kampionatit Europian të Shahut për klube. 😊

Po ashtu, ditën e sotme në ambientet e Piramidës u promovua libri “Jeta si një lojë shahu”, shkruar nga Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov, sjellë në shqip, nga kolegu, Eduard Shalsi. Shahisti me i suksesshëm të të gjitha kohërave, rrëfen persiatjet mbi jetën si një lojë strategjike, sa edhe mbi bindjet e tij të forta politike, që e kanë kthyer në një armik të regjimit të Putinit dhe autokracive në tërësi.

Kupa e klubeve qw u cel në Durrës, më 1 tetor, mbylli sot raundin e shtatë të garës më të madhe vjetore të shahut në Europë. Në Shqipëri ishin të pranishëm, javën e parë të muajit tetor, shahistët më të famshëm në botë. Natyrisht, lista kryesohet nga kampioni i botës, Magnus Carlsen. Ekipi “Offerspill”, drejttuar nga Carlsen u shpall fitues i turneut njëjavor, në Durrës.

Skuadra pati një paraqitje të jashtëzakonshme, si dhe frymën e ekipit. Pa humbur asnjë ndeshje, “Offerspill” eci në rrugën drejt fitores!

achf.org.al

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts