Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu krah KAMPIONIT të botës, Magnus Carlsen!
RAUNDI FINAL: Lëvizjet e para ceremoniale, të finales së KUPËS EUROPIANE të KLUBEVE 2023, në Durrës, nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, deputete e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu dhe Zëvendëskryetarja e Bordit Drejtues, Dana Reizniece-Ozola.
E pranishme në Finalen e Madhe të KUPËS EUROPIANE të KLUBEVE të SHAHUT 2023, që u mbajtën në DURRËS – SHQIPËRI ministrja Manastirliu, ndërmerr lëvizjen e parë, përballë Mjeshtrit… Ajo, ndan me publikun, konsideratën dhe emocionet e “garës” me një kampion, duke shkruar:
Nuk mund të kthehesh prapa, por mundesh gjithmonë që lëvizjen tjetër ta bësh më mirë
Simbolikisht bëra lëvizjen e parë me mjeshtrin e madh dhe kampionin e botës Magnus Carlsen, në raundin e fundit të lojrave të Kupës Evropiane të Klubeve të Shahut, një ndër kompeticionet më të rëndësishme botërore, që po mbahet në vendin tonë.
Mirënjohje Erald Dervishi dhe Federata Shqiptare E Shahut “fshsh”, për organizimin e Kupës Evropiane të Klubeve të Shahut, që u zhvillua gjatë kësaj jave në Durrës, kompeticion që bëri bashkë rreth 900 shahistë e trajnerë të njohur nga bota e sportit të shahut.
#Shahu#MbretiILojrave”
Kështu përfundon