KAMPIONATI i 79-të për meshkuj, i 46-të për femra dhe i 10-ti, për seniorët +60
Mbyllën siparin kampionatet kombëtare për meshkuj, femra dhe seniorë 60+.
Përfunduan në Tiranë, veprimtaritë më të rëndësishme të vitit 2023! Garat ishin shumë të bukura, me luftë sportive dhe me rivalitet, deri në ndeshjen e fundit.
Për meshkujt, titullin KAMPION e meritoi Mjeshtri Ndërkombëtar, FRANC ASHIKU i VLLAZNISË së SHKODRËS. Në 9 ndeshje, grumbulloi 7 pikë e gjysmë, pa pësuar asnjë humbje. Ky ishte TITULLI i KATËRT, për KAMPIONIN.
Në vend të dytë, u rendit Mjeshtri Ndërkombëtar, DRITAN MEHMETI.
Ndërsa, në vendin e tretë u rendit Mjeshtri i FIDE-s, ZINO VELESHNJA.
Për femra, titulli u përcaktua në ditën e fundit, ndërmjet KLER ÇAKUT të TEUTËS dhe Klean Shuqja e SPORT KLUB TIRANA. Pas një dueli emoncionues, që zgjati mbi 5 orë, ÇAKU fiton ndeshjen dhe njëkohësisht, edhe titullin, duke përsëritur suksesin e 2 viteve më parë.
Pas 13-vjeçares KLER ÇAKU, u rendit KLEAN SHUQJA dhe veterania, mjeshtrja e mirënjohur, ENGLANTINA SHABANAJ.
Në disiplinën e seniorëve 60 vjec+, për herë të parë u shpall kampion, përfaqësues i SPORT KLUB TIRANA, SOTIR PASKO. Në vend të dytë dhe të tretë, u renditën shahistët tropojanë, VLADIMIR KATANA dhe BESNIK BAJRAKTARI!
Duke i mbyllur këto rreshta, mund të themi se, viti 2023 ka qenë shumë i suksesshëm për shahistët, jo vetëm në veprimtaritë kombëtare, por edhe në ato ndërkombëtare, ku të rinjtë kanë fituar edhe medalje ari, argjendi dhe bronzi, duke përfshirë KLER ÇAKU dhe MATEO BOCI!
achf.org.al/ Kristaq Andoni