FSHSH: KALENDARI I AKTIVITETEVE KOMBËTARE 2024

Komiteti Drejtues i FSHSH-së, zhvilloi ditën e djeshme mbledhjen e fundvitit, nën drejtimin e Presidentit, z. Erald Dervishi, për të vendosur mbi kalendarin e aktiviteteve kombëtare, propozuar nga komisioni i eventeve, si dhe vendime të tjera të rëndësishme mbi antarësinë, si më poshtë vijon:

Vendim 1

Kalendari i Aktiviteteve Kombëtare:

1. Kampionati Kombëtar Individual – Gjysmëfinalet, 16-22 Mars

2. Kampionati Kombëtar Individual i të Rinjve, 1-7 Prill

3. Festivali Kombëtar i Shahut, 28 Shtator-6 Tetor

– Kampionati Kombëtar Ekipor, për Kategorine A dhe B Open +; Kampionati Kombëtar Ekipor i Femrave +; Kampionati Kombëtar Rapid+; Kampionati Kombëtar Blitz

4. Finalet e Kampionatit Kombëtar Individual – Open / Femra dhe Seniorë, do të zhvillohen në datat 1-8 Dhjetor

Vendim 2

Përbërja e ekipeve për Kampionatin Kombëtar Ekipor për Kategorinë A dhe B Open, dhe Kampionatin Kombëtar Ekipor të Femrave, do të jetë me 4 lojtarë

Çdo Klub ka të drejtë të ketë në përbërje të ekipit, deri në dy lojtarë të huaj. Nuk do të konsiderohen lojtarë të huaj, shahistët e Kosovës🇦🇱🇪🇺 në përbërje të ekipeve.

Vendim 3

Secili Klub/ shoqatë anëtare e FSHSH-së, duhet të dërgojë listat e lojtarëve të licensuar, për vitin 2024, jo më vonë se data 15 Shkurt! Asnjë lojtar, nuk do të mund të marrë pjesë në kampionatet kombëtare, pa qenë pjesë e një klubi/ shoqate anëtare ligjore të FSHSH-së.

Klubet/ shoqatat anëtare të FSHSH-së, do të duhet të kenë paguar detyrimet e pagesave të antarësimit, brenda afatit të dërgimit të listave të federimeve.

JU UROJMË SUKSESE, PËR VITIN 2024!

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts