Turneu online i Ligës Kombëtare Evropiane të të Rinjve çeli siparin ditën e jeshme, më 17 janar, me 10 skuadra dhe 110 lojtarë, ndërsa Shqipëria e nis me fitore: https://chess-results.com/tnr877578.aspx?lan=1&art=2&flag=30
10 ekipe europiane, duke përfshirë 2 ekipe të Anglisë (Anglia A, Anglia B), 2 ekipe të Hollandës (Royal Dutch Chess Federation A, Royal Dutch Chess Federation B), Wellsin, Irlandën, Greqinë, Ukrainën, Estoninë dhe vetë Shqipërinë, do të konkurrojnë gjatë javëve në vazhdim, çdo të mërkurë, ora 19:00.
Ekipet pjesëmarrëse vijnë 6 tavolina, meshkuj dhe femra, sipas moshës: U18, U14, U10, G18, G14, G10. Ekipi ynë, përfaqësohet nga formacioni bazë: Tavolina 1: CM Aleksander Xhembulla Tavolina 2: Mateo Boci Tavolina 3: Henri Troshani Tavolina 4: WFM Klean Shuqja Tavolina 5: AIM Kler Caku Tavolina 6: Mia Caku
Gjithashtu, bëjnë pjesë lojtarët: Ergit Ramaj, Erdi Cani, Ansi Zoto, Eklea Omeri dhe Dea Ramaj. Ditën e djeshme, ekipi i Shqipërisë fitoi 4-2 ndaj atij të Estonisë. Të mërkurën e ardhshme, më 24 janar, ora 19:00, Shqipëria luan kundër Irlandës.
Pas takimit teknik të djeshëm, u bënë të ditur çiftet për të gjitha raundet: https://chess-results.com/tnr877578.aspx?lan=1&art=2&flag=30
Ndërkaq, ndeshjet mund t’I ndiqni përmes faqes së turneut në Tornelo: https://tornelo.com/…/european-youth-online-national…