Ndërsa presim në Durrës, BOTËRORIN e KADETËVE 2024 – nga 25 deri më 29 prill, – kemi kënaqësinë të prezantojmë lojtarët tanë, me të cilët krenohemi
Këtë herë vjen Erdi Cani, i vitlindjes 2013. Prej mbi 2 vitesh, ai shkollohet profesionalisht, pranë Akademisë së Shahut Partizani.
Falë pasionit, seriozitetit në punën stërvitore dhe zbatimit me përpikmëri, të të gjitha detyrave të programuara, Erdi Cani, aktualisht është shahisti më i fortë i Vendit, për moshën e vet.
Krahas garave Kombëtare, ai ka luajtur disa herë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumani dhe në Itali, ku ka treguar nivel gjithnjë e në rritje.
Në disiplinën Rapid game, ku ai do të garojë në Botëror, Erdi Cani, në posedim të 1715 Elo rankohet mes lojtarëve më të mirë të gadishullit Ballkanik, për moshën.
Ndonëse do të jetë 1 vit inferior në moshë, karshi kundërshtarëve 12-vjeçarë, shpresojmë shumë në një paraqitje më tepër se dinjitoze, të kampionit tonë të talentuar!