Pjesëmarrja në një turne, veçanërisht në një Kampionat Botëror, është vërtet e paharrueshme! Ndërsa të luash vetëm, në internet ose në klubin e shahut mund të jetë e këndshme, këtë nuk mund ta themi para një aktiviteti të këtyre përmasave.
Të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatin Botëror të Kadetëve në Rapid & Blitz 2024, në Durrës, Shqipëri, kanë mundësinë të garojnë në, jo vetëm një, por dy kampionate brenda një harku kohor, prej tri ditësh! Dy ditët e para, përbëhen nga 11 Raunde Blitz, ndjekur nga Dita Blitz, me 11 Raunde. Është një garë dhe përvojë e pabesueshme, për fëmijët që e duan shahun, pavarësisht nivelit dhe vlerësimit të tyre!
Për më tepër, prindërit dhe familjet mund të eksplorojnë disa nga vendet e mrekullueshme në Durrës ose zonat përreth, para, pas ose gjatë kampionatit.
Në video, do të shikoni thesaret e fshehura të Durrësit dhe Shqipërisë:
Plazhet magjepsëse të Rivierës Shqiptare dhe ujërat e kaltra të detit Adriatik. Hoteli me 5 yje Grand Blue FAFA Resort, ku do të qëndrojnë të gjithë miqtë tanë dhe ku do të zhvillohet kampionati, ndodhet vetëm pak metra larg detit. Këtu mund të notoni ose të shkrepni çastet mahnitëse të perëndimit të diellit.
Amfiteatri Romak i Durrësit, gati 2000-vjeçar, vetëm gjysmë ore larg ambientit tonë. Ky amfiteatër është në pritje, për në listën e Trashëgimisë Botërore UNESCO.
Në video shfaqen edhe Xhamia e Namazgjasë në Tiranë (më e madhja në Ballkan) dhe Kisha e Durrësit.
Sigurisht që nuk mund të linim pa përmendur, ishujt e njohur të Ksamilit, në Shqipërinë e Jugut dhe Kepin e Rodonit (50 km larg Durrësit), vende vërtet befasuese.
Ka shumë më tepër thesare të famshme, apo të fshehura, të Shqipërisë, disa më afër e të tjera më larg nga Durrësi, që presin të zbulohen. Disa prej tyre, me siguri, do t’i njihni gjatë këtij kamopionati ose nëse arrini të keni disa ditë shtesë, para ose pas ngjarjes.
Ndërsa bëni planet për në Shqipëri, vazhdoni përgatitjen për shahun dhe taktikat, në Kampionatin Botëror Kadet Rapid & Blitz dhe më e rëndësishmja… Regjistrohu tani!
Le të luajmë të gjithë së bashku, në atmosferën magjike që ofron Durrësi dhe Shqipëria!!!