Tiranë, Ambasada hungareze mban konkursin e shahut në shkolla

FEDERATA SHQIPTARE e SHAHUT ka nderin të organizojë gjatë muajit Prill, Botërorin e Kadetëve në Rapid dhe Blitz – FIDE 2024. Por, me gjithë përgatitjet për vogëlushët nga mbarë bota, aktivitetet brenda vendit, nuk ndalin.

Veprimtaria e organizuar rishtas, nga Ambasada Hungareze në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut, përcolli vlera të padiskutueshme për këtë sport dhe erdhi si një shfaqje e madhe, e përgatitur në detaje, nga fillimi e deri në mbarim; një festë e madhe, ku të kënaqur mbetën të gjithë të pranishmit. Pra, për këtë nismë, apo me saktë në këtë sipërmarrje të madhe, shprehim konsideratën dhe mirënjohjen për Ambasadën Hungareze, pasi kreu një veprimtari me parametra europiane!

Konkursi përbënte një test teoriko-praktik, të ndara veçmas, duke filluar nga klasa e parë dhe deri te klasa e nëntë. Pra, pati 9 fitues për çdo kategori, nga 46 pjesëmarrës.

Testimi zgjati 1 orë e 30 minuta.

Fituesit u shpallën:

Klasa 1- Mia Caku,

Klasa 2- Joan Guri, Shkolla Italiane

Klasa 3 – Sidrit Jasini, shkolla “Fan Noli”

Klasa 4 – Ajki Nurka, shkolla “Turgut Ozal”

Klasa 5 – Evangjelos Gjoka, shkolla “Protagonistët”

Klasa 6 – Zaharia Koxhioni, shkolla “Dëshmorët e lirisë”

Klasa 7 – Matteo Guralumi, shkolla “Kosova”

Klasa 8 – Sidrit Stafa, shkolla “Osman Myderizi”

Klasa 9 – Dhimitër Gjoka, shkolla “Protagonistët”

Kupat, medaljet, certifikatat dhe librat e shahut dhurar nga Federata e Shahut të Hungarisë, u shpërndanë nga dr. Ádám Lovassy, i Ngarkuar me Punë dhe njëkohësisht, Kreu i Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, si dhe zv. Ministri i arsimit dhe sporteve, Endri Hoxha.

Në vlerësimin e përgjithshëm, 3 më të mirët e konkursit, u shpallën:

• Mia Caku, për klasat 1-3

• Zaharia Koxhioni, për klasat 4-6

• Matteo Guralumi, për klasat 7-9

Sponsori i këtij eventi, kompania “ONE”, u dhuroi 3 telefona celularë.

Pas më shumë se dy dekadash mungese të konkurseve shahistike, Ambasada Hungareze i ka bërë dhuratën më të bukur shahistëve të rinj, të cilëve, realisht u mungojnë shfaqje te tilla të bukura, të dobishme dhe plot vlera!

Ambasada Hungareze është miku më i ri i Federatës Shqiptare të Shahut. Ky eshte nje lajm shume i mire pasi kete vit presim surpriza te medha, qe ndoshta do te zbulohen se shpejti. Nga shkolla e famshme hungareze, gjithmonë ke çfarë mëson, tradita dhe arritjet tregojne se motrat e famshme Polgar, apo “Portishi i Madh” janë një model frymëzimi!

Mirënjohje, Ambasadës Hungareze!

📸Fotografia: Liridon Cani

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts