20 Marsi shënon përvjetorin e Agjencisë së Bashkëpunimit Kulturor dhe Teknik (ACCT), themeluar më 20 mars 1970, në Niamey, Niger. Kjo agjenci shënon hapin e parë drejt bashkëpunimit frankofon, që më vonë do të jetë Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë.
Gjuha frënge ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm. Fillimisht, simbol i kulturës dhe krijimtarisë, më pas u bë vektor i demokracisë dhe humanizmit, vlera që UNESCO i promovon. UNESCO e promovon frëngjishten, si një nga gjashtë gjuhët zyrtare e njëkohësisht, njëra nga dy gjuhët e punës. Duke festuar Frankofoninë, UNESCO nderon diversitetin kulturor dhe gjuhësor.
Të festosh Frankofoninë do të thotë të njohësh potencialin e gjuhës dhe kulturës për të bashkuar njerëzit, për të krijuar hapësira solidariteti dhe mirëkuptimi reciprok, për të menduar së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ndajnë këtë vizion të përbashkët, që e vendos kulturën dhe gjuhën në themelin e çdo përpjekjeje të qëndrueshme për paqe dhe zhvillim.

Ashtu si gjatë tri viteteve të mëparshme, AIDEF do të marrë pjesë në kremtimin e kësaj ngjarjeje, me organizimin online të edicionit të katërt të maratonës “24 Orë Blitz i Frankofonisë”.

Për të marrë pjesë: https://lichess.org/tournament/xZYekc0U
RREGULLORE:
Pjesëmarrja në turne është e hapur, për të gjithë dhe falas.
Turneu zhvillohet në faqen lichess.org, një server shahu falas. Nëse nuk keni ende një llogari, mund ta krijoni një përmes lidhjes së mëposhtme: https://lichess.org/signup
Turneu nis të martën, më 19 mars në orën 18:00, për të përfunduar të mërkurën, më 20 mars, në të njëjtën orë.
Ndeshjet do të luhen në blitz, me ritmin prej 3 min + 2 sek.
Mundur të shkëputeni për pushim dhe t’i bashkoheni turneut, në çdo kohë.
Fitues, shpallet lojtari me më shumë pikë, gjatë gjithë 24 orëve.
ÇMIMI:
1° Çmimi: 500 €
2° Çmimi: 300 €
3° Çmimi: 200 €
I