Është finalizuar me shumë sukses kampionati i shahut në mes shkollave 9 – të vjeçare të Bashkisë Tropojë, në formën e një veprimtarie të bukur masive me
të gjitha komponentët e duhur, organizuar nga :QKF Bashkia Tropojë, Klubi i shahut “Valbona “, Shoqatat “Perspektiva të Reja – New Perspectives“ e Shoqata “Integrimi”.
Aktiviteti u dallua nga një pjesmarrje e madhe ku 50 vajza dhe djem të grup moshave të ndryshme nga U 8 deri U 16 garuan ndërmjet tyre duke zhvilluar një garë të fortë për të përcaktuar edhe fituesit.
Në përfundim të garës u shpallën edhe fituesit:
PËR DJEM :
Vendin e parë e fitoi nxënësi Ergest Hasanpapaj nga shkolla “Ali Podrimja “ qyteti Bajram Curri.
Vendin e dytë e fitoi nxënësi Elion Çelaku nga shkolla “Ali Ibër Neza “, Njësia Administrative Tropojë.
Vendin e tretë e fitoi nxënësi Sailir Çela
nga shkolla “Ali Podrimja” qyteti Bajram Curri.
PËR VAJZA
Vendin e parë e fitoi nxënësja Elta Gosturani nga shkolla “Ali Podrimja “ qyteti Bajram Curri.
Vendin e dytë e fitoi nxënësja Klea Ponari nga shkolla “Besëlidhja e Malësisë” qyteti Bajram Curri.
Vendin e tretë e fitoi nxënësja Aurora Hykaj nga shkolla “Ali Ibër Neza “ njësia administrative Tropojë.
Për fituesit u shpërndanë Kupa për djem e vajza, medalje, diploma si dhe shpërblime në vlera monetare.
Falenderojmë drejtuesit e shkollave, mësuesit që merren direkt me talentët në këtë sport të mendjes e me fuqi edukuese.
Falenderojmë drejtuesit e Shoqatave “Perspektiva të Reja – New Perspectives” dhe Shoqatën “Integrimi” Tropojë për sponsorizimin e këtij aktiviteti të bukur shahistik.
Përgëzojmë në mënyrë të veçantë nxënësit dhe mësuesit të apasionuar pas këtij sporti magjepsës e që u bënë pjesë e këtij eventi sportiv duke na dhuruar emocione të shumta.







