U përcaktuan 5 finalistët që kishin të drejtën e kualifikimit, nga këto gjysmëfinale, ku morën pjesë rreth 80 shahistë.
Përfaqësues të klubeve sportive ishin ekipet “Butrinti KS”, ” Tirana SK”, “Partizani KS”, “Teuta KS”, “Flamurtari KS”,”Luftëtari KS”, “Lushnja KS”, “Albania SHSH”, “Valbona KSH”, “Bylis SHSH” dhe “Lezha KSH”.
Si zakonisht, u zhvilluan 9 ture dhe në përfundim, u kualifikuan këta shahistë:
1. Sotir Pasku “Tirana SK”
2. Lorenc Rama “Teuta KS”
3. Aleksandër Xhembulla “Partizani”
4. Riza Bregu “Partizani”
5. Ergit Ramaj “Teuta KS”
Dukuria më pozitive ishte pjesëmarrja masive e të rinjve në luftën për t’u kualifikuar, përveç Ramës e Xhembullës, shumë afër kualifikimit ishin dhe Klendi Zeneli, 15-vjecarja Eklea Omeri, 14- vjeçari, Mateo Boci, si dhe 16-vjecari tjetër, Kelvin Kosta, pa harruar këtu dhe 2 të rinjtë, Adrian Guri dhe Aleks Kote.
Kjo paraqitje e mire perforcohet edhe nga rritja e elos individuale, keshtu Omeri shtoi 85.6 pike, M. Boci shtoi 39.6 pike , Kosta shtoi 20.4 pike , Kote shtoi 74 pike dhe 10-vjecari Erdi Cani shtoi 52 pike.
Gjithashtu nje paraqitje mjaft te mire beri dhe perfaqesuesi i ekipit “Flamurtari KS” Kidas Meleqi, i cili ishte i vetmi qe i shkaktoi nje humbje fituesit te gnysmefinaleve Sotir Paskut.
Pra, ne nje fare menyre, perfaqesimi i te rinjve ishte dinjitoz!
Gara ishte e bukur, me kembime vendesh nga turi ne tur, me plot surpriza, dhe fakti qe finalisti i peste doli pas ndeshjeve play-off, verteton me se miri keto qe po shprehim!
Play-off per finalistin e peste u zhvillua mes 6 shahisteve me pike te barabarta prej 6.5 pikesh me lojera rapid 10+5.
Ne turin e pare Ergit Ramaj eliminoi mjeshtrin e Fide-s Zino Veleshnja, Mateo Boci eliminoi Kelvin Kosten dhe Klendi Zeneli eliminoi Eklea Omerin.
Ne turin e dyte, u perballen Ergit Ramaj dhe Mateo Boci, ku fitoren e meritoi Ergit Ramaj.
Ne turin e fundit mes Ergit Rames dhe Klendit Zeneli, rezultati i lojes se pare ishte barazimi, ndersa ne lojen e dyte, e cila ishte blitz 5+3, fitoren e arriti Ergit Ramaj, duke zene edhe keshtu vendin e peste te finalisteve!
Surpriza me e madhe e kesaj gare ishte eliminimi i mjeshter Fide Zino Veleshnja, i cili pavaresisht se humbi ne play-off, do ta kujtoje humbjen gjate ne turin e shtate ndaj Ergit Rames, ku barazimi ishte evident dhe ajo gjysme pike i kushtoi skualifikimin!
Surpriza e dyte eshte zenia e vendit te pare e veteranit Sotir Pasku, qe perballoi me sukses nga turi ne tur situatat e krijuara dhe ketu qendron dhe forca dhe objektiviteti ne momentet me kritike te lojes.
Surpriza e trete, performanca shume e mire e shahistes sarandiote Eklea Omeri, qe nga turi ne tur u ngjit ne majat e klasifikimit dhe ishte shume afer suksesit ne ndeshjen e fundit me Klendi Zenelin, ku me pak kujdes do te ishte shume afer fitores, megjithate fakti qe nje vajze e re konkurroi si e barabarte me me te miret, tregon forcen dhe rritjen e saj!
Surpriza tjeter ishte prezantimi i 14-vjecarit Mateo Bocit, ku gjate gjithe gares luajti lirshem dhe u perball me te gjithe kundershtaret ne menyre dinjitoze.
Nuk do te jete e larget dita qe Mateo do te jete me me te miret e Shqiperise! Dalja ne play-off nuk ishte rastesi dhe kjo vlen shume per te ardhmen e tij!
Keto gjysmefinale, kahas shume aneve pozitive dhe kushteve shume te mira tek kompleksi “Fari” ku u zhvilluan ndeshjet, tregoi dhe nje ane negative serioze, qe duhet analizuar dhe kjo lidhur me largimin e disa shahisteve gjate gares.
Federata Shqiptare e Shahut duhet ta analizoje kete fenomen pasi nga viti ne vit ky eshte i perseritur.
Ne perfundim, mund te themi se keto gjysmefinale ne pergjithesi ishin me lufte sportive dhe gjeja me pozitive ishte spikatja e shahisteve te rinj!
Keta finaliste do t’u bashkohen mjeshtrave nderkombetare, kampionit ne fuqi Franc Ashiku, Llambi Pasko, Dritan Mehmeti dhe Ilir Seitaj.
Ne dhjeteshen finaliste mungon vetem nje vend, i cili do te plotesohet nga te rinjte.
Shahistet e rinj jane para nje prove tjeter, shume te rendesishme, sic jane finalet e moshave per te rinj, qe do te zhvillohen nga data 1 prill deri ne daten 7 prill ne shkollen 9-vjecare “Kosova”.
SUKSESE, shahistëve të vegjël!